Arbëreshët e Italisë

(Gjuha,Kulrura,emigrimi dhe Identiteti i tyre)-Versioni për botim!
Të flasësh për arbëreshët e itlisë është, sikur të hapësh një pjagë që prej kohësh të është shëruar,por
që kurë nuk mund ta harosh ngaqë gjatë  kohë për të, ke ndjerë një dhembje shumë,shumë  të madhe.
Kur ndëgjoja dikur për arbëreshët nga miqtë e  mi të njohur,dashamirësit dhe profesorët  krejtësisht
mendoja për një popull tjetër që nuk ka të bëj shumë me ne shqiptarët;por kur arrita pranë tyre dhe pata
rast ti shikoja nga afër, ndërrova mendimin dhe fillova të gjykoj më ndryshe.
Nga ai moment fitova përshtypjen për një pjesë të popullit tim të ndarë e të shkëputur nga trungu mëmë
në një periudhë kohore shumë të largët e të vendosur për të mos u kthyer më!
Nga viti në vit më shkonte mendja të bëja një krahasim me popujt tjerë në ballkan të cilët kan pasur një
një fat të përafërt si ai i yni;por as këtë dallim nuk e bëjaja.
Çdo popull në fund fare ka, ka pasur, pa edhe do ta ketë kahjen e vetë të rrugëtimit.
Populli shqiptar ashtu siç edhe e shohim sot në hartën Ballkanike është i ndarë në shumë pjesë;si
rezultat i shumë sakrificave të cilat e kanë ndjekur popullin tonë shekull pas shekulli.
    Sot kjo hartë gjeografike e gjenë shoqërinë shqiptare në pesë pjesë të shkëputura.Shqipërinë me
një numër simbolik prej 4-4,5 mil.banorë.Kosovën (një shtet të sapo formuar më 17.02.2008),me 2,2 mil.
Banorë.Shqiptarët e maqedonisë(të cilët aktualisht jetojnë në pjesën e Maqedonisë perëndimore) 800.
mi banorë.Tri qytete në Serbine jugore(Presheva,Bujanovci dhe Medvegja) me rrethinë që supozhet që
kenë 280.mi banorë.Dhe shqiptarët e Malit të Zi përgjithësisht në numër gjer më 380.mi.Nga ky numër
përjashtohen shqiptarët të cilët prej vitesh punojnë dhe jetojnë në në Diaspor;siEvropë,Amerikë e gjetiu.
Për shqiptarët e italisë, më shumë se kaq mësova jo nga librat dhe nga ajo që kisha hasur në literaturën
shkollore sa nga kontakti i drejtëpërdrejtë që na u mundësua me një ekspeditë mësimore-shkencore në
kuadër të UEJL-Tetovë.
Gjithmonë praktika është ajo mësuesja e jetës që thonin Latinët e vjetër!Këte patëm rast ta shikonim
drejtëpërsëdrejti kur me një planifikim jo pa qëllim  e ndërmorëm si Katedër e gjuhë e letërsisë në vitet
2004/2005 ku patëm realizuar një Simpozium shkencor me temë:
‘’Arbëreshët e Italisë’’.
Kjo ngjarje na pat mobilizuar që në mënyrë të organizuar të bëjmë edhe binjakëzimin në mes universitetit
tonë dhe universitetit të KOZENCËS në Kalabi.shuarja jonë e parë qe e organizuar në formë shumë të
thjeshtë,pa mos i kushtuar një vëmendje gjithaqë të madhe por me një qëllim të caktuar.Nisja nga
Tetova u bë në fund të muajt maj-2006 me një autobus të një ndërmarjeje private të quajtur ‘’Habib-turs’’
nga qyteti i Gostivarit i cili edhe sot e kësaj dite shpreh gatishmërinë pët të na shoqëruar kurdoherë që
ti themi!
Rruga gjatë shkuarjes na qe e shkurtur jo vetëm për largësinë e saj që ka por edhe për qasjen  e mirë
të organizuar.Ndalesa e parë ishte Bregu i Durrësit-PORTI me shumë bukuri po edhe me ato dhimbje që
përjetuam në ekzodin e shumë shqiptarëve në vitet e 90-ta.
Me tu afruar në ato skele të bëra prej druri(ne edhepse shkonim si shëtitor)më kujtohej ajo skenë e
tmershme kur asokohe shumë të rinj shqiptar iknin e ngjiteshin në krahët e asaj anjijeje dhe sërish binin
të pa mbrojtur në ujërat e Adriatikut për të ikur nga ajo Shqipëria e poskomunizmit për të gjetur një jetë
më të mirë.vargani ynë nuk i ngjante as për së afërmi asaj skene;po krejtësisht një rrugëtimi të
rëndomtë që ta kënda ta bësh disa herë.Nga ora 23 e natës sipas orarit të paraparë u nis ajo anije e
madhe e cila do na çonte nga Durrësi gjer në brigjet e Barit; një qytet që për shumë shqiptarë ka qenë
destinacioni i shpresës dhe sakrificës.edhepse kishim zënë dhomat e gjumit tër natën nga kureshtja nuk
bëmë gjum duke soditur nga ballkoni i anijes ata valë të freskëta që shpesh na shtinin të ftohtët gjer në
palc.


Nën tingujt e këngës "Kalova gjithë Arbërinë" që tani në CD-Play'en time e dëgjoj, impresionohem të
fillojë një Temë lidhur me arbëreshët e Italisë.
Teksti i këngës fillon kështu:

Kalova gjithë Arbërinë

vajta, kalova gjithë Italinë
askund nuk gjeta më Shqipërinë
Një manushaqe në dorën time
me gëzim ja fala Arbëreshës sime

Vajta, kalova gjithë Sicilinë
askund nuk gjeta unë Arbërinë
Një manushaqe në dorën time
me gëzim ja fala Arbëreshës sime
NJË DOKUMENT I VJETRI I NJOHUR MBI KULTURËN DHE GJUHËN SHQIPE, - 1332
I frymëzuar nga një tekst i vjetër po shumë me rëndësi,që më bëri përshtypje të madhe,para se të
shkruaja frymëzimin tim për arbëreshët,zgjodha si pretekst për lexuesit parathënien e shkëputur nga
revista«Zëri i Popullit», Tiranë, 3. XII. 1962.Një dokument shumë të vjetër me titull:Mbi kulturën dhe
Gjuhën Shqipe-1332.
Plot 630 vjet më parë, më 1332, një klerik i lartë francez, i njohur me merin Brocardus Monacus (Murgu
Brokard) dhe që, në të vërtetë, quhej Gulielm Adae ose Adam, shkroi latinisht, për mbretin e Francës,
Filip dë Valoá (Phillippe de Valois), një raport me titullin «Directorium ad passagium facienda» (Udhëzim
për të kapërcyer detin). Një ndër udhët që Brokardi i rekomandon mbreti për një kryqëzatë të re drejt
Viseve të Shenjta, është ajo perms Italisë dhe Shqipërisë:
«Udha tjetër (shkruan ai) mund të jetë nëpër qytetin Brindis, që është në Pulje, dhe së andejmi të
kalohet një ngushticë deti, që zgjat afërsisht një qind e pesëdhjetë milje, dhe të vihet në Durrës, që
është i monsinjor princit të Tarantos, e pastaj t’i bihet nëpër Arbër, ku njerëzit janë të devotshëm dhe i
binden kishës së Romës.»
Për të nisur këtë kryqëzatë, Anzhuinët vunë në veprim klerin katolik në Shqipëri. Gulielm Adae ishte
kryepeshkop i Tivarit në vitet 1324-30. Ai e njihte pra mirë Shqipërinë. Një pengesë për planet e
mbretërve perëndimorë qe mbretëria serbe e Rashës, nën të cilën ishin tokat e Shqipërisë së veriut.
Anzhuinët kishin ndërmarrë më 1319 një fushatë kundër mbretit serb, Uroshit II Milutin, po dështuan.
Edhe kjo ndërmarrje e dytë dështoi.
Në raportin e tij, Brokardi tregon se si mund të pushtohet Rasha dhe e përshkruan këtë vend shkurt. Ai
tregon se në tokat shqiptare që sundon mbreti serb, ka moskënaqësi të madhe: njerëzit janë gati të
ngrihen, po t’i ndihmojë një princ francez. Pasi përshkruan vendin dhe numëron qytetet e tij, nga të cilat
gjashtë banohen prej «latinësh», kurse katër prej shqiptarësh (Polati i madh, Polati i vogël, Sapa dhe
Albania), ai shton:
«Kombësia e arbërve, që është më e madhja, mund të ngrejë më se 15-mijë kalorës për çdo lloj lufte,
sipas zakonit dhe mënyrës së vendit, trima dhe luftëtarë të shëndoshë e të mirë. Dhe tërë kombësitë e
përmendura, si latinët ashtu edhe arbërit, janë të shtypur nën të padurueshmen dhe shumë të rëndën
zgjedhë të shumë të urryerit dhe të ndyrit zotërim të sllavëve. Vërtet është një popull i shtypur, kleri
është i përbuzur dhe i marrë nëpër këmbë, peshkopët, abatët shpesh të burgosur, bujarët të
çtrashëguar dhe marrë ata vetë si peng, kishat, si ato katedrale ashtu dhe ato kolegjiale, të grabitura
dhe të varfëruara nga forcat e tyre, manastiret dhe kuvendet e humbur dhe të shkatërruara.»
Në këtë dokument të rëndësishëm mbi gjendjen e Shqipërisë veriore në pjesën e parë të shek. XIV,
hasim edhe dëshminë më të vjetër mbi shkrimin e gjuhës shqipe. Brokardi thotë:
«Shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër edhe të ndryshme nga latinishtja, megjithatë kanë alfabetin latin
në përdorim dhe në tërë librat e tyre» (në original: «Licet Albanenses aliam omnino linguam a latina
habeant et diversam, tamen litteram latinam in uso et in omnis suis libris»).
Kjo dëshmi ka rëndësi shumë të madhe për historinë e kulturës në gjuhën tonë. Nëse më 1332 kishte në
gjuhë shqipe libra (të vihet re se Brokardi e përdor këtë fjalë në shumës), kjo do të thotë, së pari, se
shqipja kishte një përdorim relativisht të gjërë si gjuhë kulture. Ajo mund të ketë shërbyer për të mbajtur
kronikat, mund të ketë qenë gjuhë e një letërsie artistike, mund të jetë përdorë në shkrimet kishtare etj.
Për kronika të vjetra vendase do të na flasin më pas vetë Skëndërbeu dhe historiografinë i tij, Barleti,
ndonëse nga dëshmitë e tyre nuk del e qartë që ato kronika të ishin shqip. Së dyti, një përdorim i tillë i
gjuhës nuk mund të arrihej në një kohë të shkurtër. Me shumë të drejtë supozohet se shqipja duhet të
shkruhej që nga shek. XIII, me që ajo kishte libra më 1332. Dhe sigurisht ajo shkruhej jo që nga fundi i
shek. XIII, po më herët.
Kështu mund ta vendosim shkrimin e gjuhës sonë që në kohën e shtetit të parë të njohur të Arbërit, në
të cilin, më 1190-99, sundonte Progoni dhe më pas, gjer më 1216, djemtë e tij, Gjini së pari dhe së dyti
Dhimitri. Ky i fundit mbante titullin «panhipersevastos», që tregon lidhjet e tij të larta familjare me
perandorin bizantin. Dhimitri kishte marrë mbesën e Aleksit III Engjëllit, bijë e mbretit të parë serb, Stefan
Nemanja. Më 1253, sundimtar në Arbër përmendet Gulami, kurse më 1266 njohim një sundimtar që
mban titullin Kapidan i Arbërit dhe që ka emrin Andrea Vrana. Në fund të shek. XII dhe gjer pas mezit të
shek. XIII, feudalët shqiptarë e ndjenë veten shumë të fortë dhe mundën të kenë shtetin e tyre, që
pushtonte një pjesë të madhe të tokave të sotme të Shqipërisë veriore dhe të mesme, midis Drinit dhe
Devollit. Në ato kushte ka pasur mundësi që shqipja të shkruhej dhe të zhvillohej në vendin tonë një
kulture në gjuhën amtare.
Murgu Brokard është marrë shpesh për gjerman. Më se një herë, gabimisht, u dha si datë e Raportit të
tij viti 1232. Vepra e tij u botua disa herë. Njihen tri kopje të saj në dorëshkrim. E para, e shek. XIV, pra
bashkëkohëse e autorit, ruhet në Bibliotekën kombëtare të Vienës, Cod. 536. E dyta, e pjesës së parë
të shek. XV, në Bibliotekën publike të Bazenit. E treta, e mezit të shek. XV, në Bibliotekën mbretërore të
Brukselit. Një botim kritik, sipas dorëshkrimit të Vienës, i krahasuar me dy dorëshkrimet e tjera që
përmendëm, u bë nga shkencëtari francez Ch. Kohler, Recueil des historiens des croisades, vëll. II,
Paris 1906. Nën tekstin latinisht, ai botoi edhe tekstin frëngjisht të të njëjtit dokument, përkthyer më
1455 ose 1457, nga prifti Zho ose Zhehan Mieló (Jo ose Jehan Miélot), prej qytetit Lil. Kohleri zgjidhi
përfundimisht edhe çështjen e autorësisë së Raportit të Brokardit, duke treguar se si ky ishte
kryepeshkopi i Tivarit, Gulielm Adae, i cili vdiq përpara fundit të vitit 1341 (1). 1962. ( Ky shkrim u botua
te gazeta «Zëri i Popullit», Tiranë, 3. XII. 1962.)
P. Karrocën e me Parathënie nga Tulio de Mauro. Këtu jepet kuadri historiko-kulturor i pranisë
arbëreshe në Itali, drejtimet e zhvillimit të letërsisë arbëreshe, situate e sotme e bashkësisë arbëreshe
në Itali, duke dhënë edhe të dhëna sociolinguistike e antropologjiko-kulturore me interes.
    Një botim tjetër i Altimarit është Skripta minora albanica – 1994 (Shkrimet e rralla shqipe), ku
përfshihen disa studime gjuhësore e historiko-letrare.
    Drejtim i suksesshëm i tij ka qenë edhe Leksikografia Tekstuale e Kompjuterizuar – një metodë e re
kërkimore për analizën e veprave letrare.
    Me këtë metodë pune ai vazhdon të ketë rezultate të kënaqshme. E. Xhordano, botoi veprën
madhore Fjalori i arbëreshëve të Italisë (1963) me 10.000 (dhjetëmijë) fjalë, me shprehje, lokucione dhe
shembuj të tjerë të vjelura nga vepra të botuara e të pabotuara të shumë shkrimtarëve abëreshë, si
edhe të marra nga jeta e gjallë e popullit arbëreshë.
    Vepra ka vlera të mëdha leksikologjike dhe leksikografike. Autori shënon se në vitin 1961 jetonin 55
ketunde arbëreshe ku flitej shqipja, me një popullsi pre 135811 banorë.
    Më 1964 ai botoi edhe një studim të thellë për Leksikun e veprave të Jeronim de Radës.
    G. Ferrari ka botuar italisht në vitin 1971 Gramatica Albanese (Gramatika shqipe), ndërsa A. Belushi
ka mledhur e botuar leksik dialektor: Leksikografi arbëreshe (Krahina Lukaneze) – 1987, botuar te
Lidhja; ai ka bërë edhe atudime të tilla: Arbëreshët dhe Lidhja e Shqiptarëve me Ilirët (1973).
    Karmine de Padova ka hartuar një studim të gjërë për të folmen arbëreshe të San Markanos.
    Italo Kostante Fortino, i lindur në vitin 1947, nga Shën Benedikt Ulano, është aktivist i shquar në
gjurmimin e kulturës dhe gjuhës arbëreshe; ai është aktualisht profesor i gjuhës dhe letërsisë shqiptare
pranë Fakultetit të Letërsisë dhe Filozofisë të Institutit Univesitar Oriental të Napolit.
    Ai ka mbajtur disa kumtesa në Konferencat dhe Kolokiumet Ndërkombëtare për gjuhën dhe letërsinë
shqipe.
    Është marrë dhe merret edhe me letërsi, sidomos me transkriptimin e veprave të autorëve
arbëreshë, me alfabetin e sotëm shqip, me ç’rast ka pasur rezultate.
    Në vitin 1984 publikoi veprën Jul Variboba: Gjella e Shën Mërisë Virgjër (Hyrje – Transkriptim –
Përkthim – Fjalor – Shënime).
    Studiuesi në fjalë boton sot Revistën Albanistika, një Përmbledhje letraro-gjuhësore me artikuj të
botuar, numri i parë i së cilës doli në Napoli më 1997.
    Studiuesi Françcesko Fusha ka publikuar punimin Probleme gjuhësore në Shën Dimitër Koronë
(1981) ndërsa Ll. Perrone ndjek më tepër fushën e leksikut të të folmeve arbëreshe dhe ka botuar
Fjalori i së folmes arbëreshe të Ejaninës.
    Fr. Jamone në Kozenca ka botuar studimin me interes gjuhësor Vëzhgime mbi sistemin fonetik të së
folmes arbëreshe të Acquaformozës (Akuaformozës).
    G. Marano, studiues arbëresh, ka hartuar një studim të gjërë mbi historinë, traditat dhe të folmen e
fshatit të tij Vaccarico Albanese në krahinën e Kozencës.
    Studiuesi i njohur Vinçenx G. Baffa, lindur në vitin 1924 në katundin Viçi të Kalabrisë, njeri i
mirëarsimuar, zotërues i disa gjuhëve të huaja, banues sot në Gjermani, ka bërë botime në fushën e
Gjuhësisë si: Alfabeti shqip i programuar (1971), Libër këndimi i programuar (1981), Gjuha Jonë me
hare (1982) etj.
    Ai ka bashkëpunuar me Revistën Katundi ynë dhe gjithënjë merret me gjuhën dhe kulturën
arbëreshe.
    Mario Brunetti ka punuar studimin Problemi dell’ albanese di Calabria (Probleme të shqipes së
Kalabrisë).
Në Kalabri ka edhe studiues të tjerë si: Alfio Moça ënga Shën Benedikt Ulano, Françesko Markiano dhe
Maritela Marxhole nga Specano, Mateo di Lena nga Monteçilfone.
Dy studiues të tjerë të rinj janë edhe Anxhela Kastelano Markiano  dhe Anita Bafa.
Në Palermo janë aktivizuar Antonino (Antonio) Guxeta, G. Parrino, Mateo Mandala; ky i fundit tani ka
shkruar në bari ku po përpiqet për të hapur një Katedër të gjuhës shqipe.
Antonio Guxeta, ish shef i Katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Palermos, punon shumë për të
folmen shqipe të atyre anëve dhe ka botuar studimet: Për një deskriptim funksional të morfologjisë së
substantivit në të folmen e arbëreshërve të Kontesa Entelinës; Përshkrimi fonematik i të folmes
arbëreshe të Kontesa Entelinës – 1983.
Te Arbëreshët gjithënjë dalin studiues të apasionuar pas gjuhës dhe kulturës së tyre.
––––––– * –––––––
Në Itali studimet albanologjike kanë historinë e tyre që zënë fill që nv shekullin e XVI, çka vazhdojnë
edhe sot e kësaj dite.
Gjatë gjithë kohërave numërohen në Itali rreth 1734 vepra e punime që flasin drejtëpërdrejti ose
tërthorazi për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.
Një nxitje dhe interesim të veçantë për studimin e gjuhës shqipe padushim kanë luajtur figurat e dritura
të Arbëreshëve të Italisë e veçanërisht Jeronim de Rada, për të cilin burrat e moshuar të atyre anëve
shpreheshin kështu: “kurr rronej tatëmadhi inë”, “Tatëmadhi” i letërsisë arbëreshe.
Meritë e këtij burri, e këtij “tatëmadhi”, është hapja e Degës së gjuhës shqipe në Kolegjin e Shën
Adrianit në shën Mitër Koronë (1849) dhe rihapja në vitet 1889-1890. Ai u interesua gjithashtu për
hapjen e katedrës së gjuhës shqipe e të letërsisë shqiptare në Institutin Mbretëror Oriental të Napolit.
Ky problem u ngrit në disa forume shkencore që organizuan Arbëreshët e Italisë në fundin e shekullit
XIX, duke u konkretizuar më në fund me sukses përpjekja e tyre në vitet 1900-1901 kur filloi mësimi i
gjuhës shqipe, dhe i letërsisë shqiptare në Institutin Oriental të Napolit, me profesor Zef Skiroi, senior,
nga Hora e Arbëreshërve.
Pikërisht këto situata kulturore e rritën interesin Italian për Shqipërinë në të gjitha aspektet.
Kjo do të çojë, sodomos pas Luftës së dytë Botërore, në hapjen pranë Universiteteve të Lektoratëve të
shqipes dhe një numër katedrash.
Në këtë periudhë prof. Luigj Marlekaj së bashku me prof. G. Batilioni do të drejtojnë kursin e gjuhës dhe
letërsisë në Universitetin e Bolonjës.
Në Padova studimet shqiptare do të udhëhiqen nga prof. K. Taliavini, i cili themeloi “Seminarin e
gjuhësisë ballkanike”, ku mbajti kursin “Gjuha dhe letërsia shqiptare”.
Në Romë do të fillojë punën në postin e profesorit Ernest Koliqi, në Palermo prof. Karl Gurakuqi, ndërsa
në Napoli prof. Namik Resuli të cilët me veprat që botuan dhe pasuruan më tej inventarin e botimeve për
gjuhën dhe kulturën shqiptare. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në Kozenca dhe Bari.
Në Romë me kujdesin e Ernest Koliqit  më 2 shtator 1957, me dekret të Presidentit të Republikës
italiane, katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe u kthye në Institut të Studimeve Shqiptare, prej së cilës
doli edhe Revista Shejzat, 1957-1974.
Shënojmë se në vitin 1991 pranë Universitetit të Leçes u hap një kurs për mësimin e gjuhës shqipe e më
pas mësimi e gjuhës shqipe dhe letërsisë shqiptare u vendos rregullisht nv Universitet.
Sot gjuha, letërsia, kultura, qytetërimi shqiptar mësohen në pesë universitete italiane: Kozencë,
Palermo, Napoli, Romë, Leçe.
Të gjitha këto përpjekje dhe realizime çuan në formimin e një radhe albanologësh, ndër të cilët në
kohën tonë mund të shënojmë: G. Batista Pellegrini, Monika Xhenesi (Padova), Leonardo M. Savoja
(Firencë). Adelanda Landi (Napoli), Emanuele Banfi.
Sa ilirishtja ishte gjuhë Kentum, e më konkretisht, është pasuese e Dakishtes dhe populli shqiptar është
pauses i Dakëve. Për këto çështje flet edhe te punimi tjetër i tij Premesse e Problemi per un’ dizionario
etimologico Albanese – 1950 (Premisa dhe Probleme për një Fjalor etimilogjik të shqipes).
Karlo de Simone, gjuhëtar Italian me banim në Gjermani, merrej kryesisht me mesapishten; ai është
aktiv në studimet albanologjike dhe ka botuar Gjendja e sotme e studimeve ilire dhe problemi i gjuhës
mesaike; Ilirët e Jugut, tentativë për një përkufizim (Gli Ilirii del Sud, tentative di una definizione).
Zef Valentini, lindur në Padova në vitin 1900, erdhi në Shkodër më 1992 dhe qëndroi deri në vitin 1943,
me ç’rast u largua përfundimisht. Është autor i Përmbledhjes dokumentare prej 30 vëllimesh Acta
Albaniae Veneta (shtypur 25 vëllime), e cila ka materiale të shumta për historinë mesjetare shqiptare.
Gjithnjë luftoi për të nxjerrë në pah traditat më të mira të kombit shqiptar.
Studime për sfera të ndryshme të gjuhës shqipe kanë botuar Xh. Restelli (Studime të fonetikës shqipe –
Milano, 1960); A. Çirinçone (Sintaksa shqipe e shkrimtarëve të vjetër – Romë, 1968); Xhani Bellushio
(Gianni Belluscio) – Punime dhe projektpunime në fushën e dialektologjisë arbëreshe – 1996;
Xhuzepina Turano (Giuzeppina Turano) – Çështje të sintaksës së gjuhës shqipe – 1996; M. Durante e
cila që në vitet pesëdhjetë merret me etimologji të fjalëve shqipe.
    Ndihmesë në studimin e anëve të ndryshme të gjuhës shqipe, sidomos në studimin e gjuhës së
autorëve të vjetër, kanë dhënë edhe studiuesit me origjinë shqiptare, por që jetuan në Itali: N. Resuli (i
cili ka botuar në vitin 1958 Mesharin e Buzukut, me shënime dhe komentime përkatëse), L. Marlekaj, G.
Marlekaj, etj.
    Më 1952 Zef Valentini, G. Marlekaj, R. Petrota themeluan Qendrën Ndërkombëtare të Studimeve
Shqiptare në Palermo.
    Nerman Falaski – Vlora, mbesa e Ismail Qemalit, e cila jetoi në Romë, amatore e flaktë e histories së
gjuhës shqipe, merret me passion me etruskishten, duke u përpjekur parreshtur të vërtetojë se Etruskët
ishin ilirë; shumë fjalë të Mbishkrimeve etruske është munduar t’i shpjegojë me anën e gjuhës shqipe.
    Hipoteza të tilla nuk kanë asnjë bazë shkencore sepse Etruskët kanë qenë një popull krejt tjetër e
nuk kishin të bënin fare me ilirët, fakt që ma ka kumtuar gojarisht i madhi i Albanologjisë, Akademiku
Eqrem Çabej.
    Në vitin 1984 ajo botoi librin Qytetërime të lashta mesdhetare (Pellazg, Ilir, Etrusk). Nermani ka bërë
edhe botime të tjera.
––––––– * –––––––
Në Gjermani dhe në Austri, të cilat në shekullin e kaluar ishin qëndra kryesore dhe shumë të
rëndësishme të studimeve albanologjike, sot zhvillohet një veprimtari e gjallë në drejtim të studimeve
shqiptare.
Sjellim ndërmend se atje kanë zhvilluar aktivitetin e tyre gjuhëtarët e njohur Fr. Bop, G. Mayer, H.
Shuhard, N. Jokl, M. Lamberc e dhjetëra të tjerë.
Do ta fillojmë me Karl Trajmer (Treimer), i cili që në vitin 1914 në Vjenë pati shkruar artikullin Kontribut
për historinë e gjuhës shqipe, ndërsa në vitin 1915 botoi një studim për Marrëdhëniet rumuno-shqiptare.
Në vitin 1954 në veprën Etnogjeneza e Sllavëve, ka shtruar probleme edhe për historinë e shqipes.
Përveç artikujve të tjerë si: Problemi Ilir – Keltët dhe indoeuropianët (1957); Kontributi iliro-shqiptar në
kulturën evropiane (1968); K. Trajmer në studimin Ilirët, Qënësia dhe Rëndësia e tyre, mbajtur në
Konferencën e pare të Studimeve Albanologjike në nëntor të vitit 1962 në Tiranë dhe pastaj botuar në
Përmbledhjen e materialeve të kësaj Konference, ka pohuar se shqipja është mbeturinë e fundit e Botës
Ilire, se Ilirishtja është gjuhë Satem (lindore); ai te Ilirët pranon një Substrat paraindoeuropjan, sikurse
pranohet për popujt e tjerë indoeuropjanë dhe se shtresën paraindoeuropjane e quan Ortoilire; flet për
marrëdhëniet Kelto-Shqiptare duke u kushtuar edhe punime të veçanta.
Hans Krahe ilirolog i përmendur dhe me një veprimtari shkencore të mirë, e konsideron shqipen si gjuhë
indoeuropjane më vete, pa e lidhur as me ilirishten, as me trakishten, am me ndonjë gjuhë tjetër të
Ballkanit.
Ky dijetar u ka kushtuar vëmëndje të veçantë Ilirishtes, Mesapishtes dhe Venetishtes dhe ka bërë
dallimin e Venetishtes si gjuhë më vete, e ndryshme nga ilirishtja, duke theksuar se Venetët e Ilirëve që
përmend Herodoti nuk ishin Venetët e Italisë së Sipërme të cilët H. Krahe i quan Venetët e Adriatikut,
por një fis ilir në kufirin verior të Maqedonisë.
Në dy vepra të tij të viteve 1925 dhe 1929, ai mblodhi emrat gjeografikë dhe emrat e personave të
Ilirëve të Ballkanit: Emrat gjeografikë të vjetër të Ilirëve të Ballkanit (Die alten balkanil-lyrischen
geographischen Namen – 1925).
Në vitin 1955 ka botuar vëllimin e parë të veprës së tij Gjuha e ilirëve (Die Sprache der Illyrier).
Edhe Antum Mayer botoi në Vjenë Gjuha e Ilirëve të vjetër (Die Sprache der alten Illyer – 1957).
Në Austri në Institutin e Gjuhësisë të Universitetit të Insbrukut, vepron intensivisht në studimet
albanologjike indoeuropjanisti H. Olberg. Ky gjuhëtar në vitet 1972 paraqiti në atë Institut studimin e
gjërë monografik: Hulumtime për Fjalorin indoeuropjan të shqipes dhe për Fonologjinë diakronike në
bazë të sistemit të zanoreve (Untersuchungen zum indogermanischen Wortschatz des Albanischen und
zur Diachronen Phonologie auf grund des Vocal – System).
H. Olberg ka botuar dhjetëra punime për gjuhën shqipe dhe vazhdon të punojë edhe sot; ndër më
kryesoret do të përmendim: Mbi neutralizimin e palatales dhe velares k para likuideve (1969); Hulumtime
për leksikun indoeuropjan të shqipes (1972); Probleme të historisë së gjuhës shqipe (në bazë të
hundorësisë) – 1971; Disa mendime pë teorinë laringale në bazë të shqipes (1972); Lidhjet gjuhësore
greqisht – shqip; Hulumtime për leksikun e greqishtes së vjetër në shqip (1972); Disa mendime për
autoktoninë e shqiptarëve në Gadishullin e Ballkanit (1977); Kontributi i gjuhësisë për çështjen e
Atdheut ballkanik të shqiptarëve (1982) etj.
Atij i ka interesuar shumë Rindërtimi i shqipes së vjetër që nga koha antike dhe këtë përpiqet ta bëjë me
anë të analizës së huazimeve latine e të greqishtes së vjetër, që kanë depërtuar në gjuhën shqipe.
Gjithënjë pohon tezën e E. Çabejt se shqiptarët janë banorë të hershëm autoktonë në trojet e tyre, se
Bregdeti banohej që herët, që në antikitet prej tyre, duke sjellë si argument dhe dëshmi nga huazimet e
latinishtes dhe të greqishtes së vjetër. I përmbahet tezës së vijimësisë së shqipes nga ilirishtja dhe
shqiptarët i quan vazhdues të ilirëve.
H. Olberg është profesor universiteti, mban lektoratin shqip, është ndër organizatorët kryesorë të
Kolokiumit të madh Ndërkombëtar Albanologjik në vitin 1972 në Insbruk me rastin e tridhjetë vjetorit të
vdekjes së N. Joklit, si edhe i botimit voluminoz (780 faqe) të Akteve të këtij Kolokiumi.
Dy studiues gjermanë janë edhe O. Buholdz (Bucholdz) dhe V. Fidler (Fiedler), të cilët merren aktivisht
me studimin e gjuhës shqipe; ata kanë botuar veprat: Gramatikë shqipe (1987) dhe Fjalor gjermanisht –
shqip (1977) dhe ribotuar në vitin 1997.
Të dy së bashku kanë shkruar punimin: Mbi pozicionin e shënjuesit të kundrinës në gjuhën e sotme
letrare shqipe dhe te Gjon Buzuku (1972). O. Buholdz ka publikur ndër të tjera, edhe punimet: Dyfishimi
i kundrinës në gjuhën shqipe (1977);  Modelet fjalish të shqipes e të gjermanishtes (1983); Aspekte të
zhvillimit të leksikut në gjuhën shqipe etj.
W. Fidler është prodhimtar në veprimtarinë shkencore; ai ka

Antonio Aldeghieri, në vitin 1922 botoi në Shkodër italisht tekstin Sintaksa shqipe.
Adamo Lakalendola, professor i gjuhës shqipe në Instituitin e Lartë të Shkencave Ekonomike pranë
Universitetit të Barit (Dega Tregtare) për afro 20 vjet, është marrë aktivisht me studimin e anëve të
ndryshme të gjuhës shqipe. Për disa vjet ka qenë edhe profesor i gjuhës shqipe në Institutin Oriental të
Napolit.
Autori i lartëpërmendur ka një veprimtari të pasur në botimet për shqipen, në mes të cilave po
përmendim: Gramatikë e gjuhës shqipe (italisht – 1930); Fjalor italisht-shqip (me 7000 fjalë e
frazeologjizma – 1932); Fjalor shqip-italisht (1936); Fraza ushtarake që përdoren në shqip, me 1400
fjalë të zgjedhura; Drejtimi për stilin gazetaresk shqiptar (tekst, përkthim, fjalë dhe shënime); Ushtrime
shqipe, etj., etj.
Lakalendola njihet edhe si autor me botime në anglisht dhe në Esperanto.


ARBËRESHËT E ITALISË: Emigrimi dhe ruajtja e identitetit

Nëse pyesim se kur filluan të shpërngulen dhe  u përforcuan bërthamat e ngulimeve të arbëreshëve në
Itali,përgjigja është se ; aty nga gjysma e shekullit të pesëmbëdhjetë e vazhdon deri në vitin 1774.
Shqiptarët e parë që mbërriten në Itali ishin ushtarë nën urdhrat e Dhimiter Rërës, i thirrur nga Alfonsi i
Parë i mbiquajtur Shpirt-madhi (Il Magnanimo), mbret i Dy Sicilive (1442-58; V d’Aragona: 1416-58), për
të luftuar në Kalabri kundër kundërshtarëve të monarkut spanjoll.
Mbreti Alfons I-rë i dha Rërës përgjegjësi politike në Kalabri ku, pas vitit 1448 u ngrehën ngulimet e
Amatos, Àndalit, Ariettas, Casalnuovo di Nojas, Vena di Màidas e Zangaronas. Të bijtë e Dhimitrit,
Gjergji dhe Vasili, zbritën drejt Sicilisë duke i dhënë kështu zanafillën ngulimeve të shqiptarëve që sot
shtrihen në provincën e Agrigjentos, Katanias dhe Palermos. Me dendësimin e marrëdhënive midis
Mbretërisë së Dy Sicilive dhe Arbërisë së Gjergji Kastriotit i mbiquajtur Skënderbeu, ky i fundit i dha
ndihmën e vet Ferdinandit të Parë i mbiquajtur Dobiçi (Il Bastardo 1458-1494) në luftimet kundër
Anxhuinëve. Si shpërblim, Skënderbeu mori prona në Pulja midis të cilave Monte Sant’Angelo, San
Giovanni Rotondo dhe Trani.
Aty u vendosën shumë ushtarë, të cilëve iu shtuan të tjerë të cilët, pas vdekjes të Skënderbeut me 1468
– që i dha shtysë mësymjes turke – zgjodhën bashkë me shumë të krishterë të tjerë të shpërngulen në
Itali: sollën lindjen e fshatrave Campomarino, Casalnuovo Monterotaro, Casalvecchio di Puglia, Chieuti,
Faggiano, Martignano, Monteparano, Portocannone, Roccaforzata, San Giorgio Jonico, San Martino,
San Marzano di San Giuseppe, San Paolo di Civitate, Santa Croce di Magliano, Sternatìa, Ururi dhe
Zollino.
Skënderbeu (1405-1468) deri në fund të ditëve të tij luftoi dhe arriti ta mbajë Vendin e vet te lirë nga
rreziku otoman i cili, në dyert e Vjenës, kërcënonte tërë Perëndimin: është pikërisht në Vjenë ku ruhet
përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut. Skënderbeu ishte një erudit me kulturë të gjerë, njihte pese
gjuhë të huaja, ishte i fesë së krishterë dhe kishte aftësi të theksuara diplomatike. Skënderbeu njihet si
“shpikësi” i luftës guerilase. Më 1461 u prit nga papa Pio II (1458-64) për të kerkuar ndihme
mbështetëse në luftën e përbashkët kundër osna
Më 1470 pas martesës së Irena Kastriotit me princin e Bizinjanos (një feudal i madh i Kalabrisë), një
pjesë e madhe e arbëreshëve të Pulias u shpërngul bashkë me fisniken Irena në tokat e bashkëshortit
të saj duke populluar kështu Macchia Albanese, San Cosmo Albanese, San Demetrio Corone, San
Giorgio AIbanese, Spezzano Albanese e Vaccarizzo Albanese. Me rënien e Krujës, kryeqytetit legjendar
të rezistencës kundër musulmanëve, të porsaardhurit themeluan ngulimet e Acquaformosa, Castroregio,
Cavallerizzo, Cervicati, Cerzeto, Cìvita, Falconara Albanese, Firmo, Frascineto, Lungro, Mongrassano,
Plàtaci, Porcile, Rota Greca, San Basile, San Benedetto Ullano, San Giacomo d’Acri, San Lorenzo del
Vallo, San Martino di Finita, Santa Caterina Albanese, Santa Sofia d’Epiro, Serra d’Aiello, e të tjera.
Emigrimet e mëdha shqiptare të gjysmës së dytë të mijëvjeçarit morën fund në vitet 1533-1534 pas
kapitullimit të fortesës së Koronës, kështjella e fundit kundër otomanëve. Familjet shqiptare u strehuan
në Napoli, në ishullin e Liparit; pjesa më e madhe u dërgua në Melfi (shqiptarët që ishin strehuar aty u
shkëputën dhe themeluan Barile-n), në Brindisi Montagna, Fameta, Maschito e San Costantino
Albanese. Do të pasonin refugjatë të tjerë më 1647 (Barile), 1744 (Villa Badessa) e 1774 (Brindisi
Montagna). Bërthama arbëreshësh u vendosën në territorin e Parencos dhe në fshatin e Peroit (Istria
dhe Pola): kolonia e Peroit lindi pas një lejeje të Venecias, e cila i hapi dyert disa familjeve tregtarësh që
shkëmbenin mallra me La Serenissima Republikë të Venecias.
Të tjera ardhje shqiptarësh shënohen midis njëmijëekatërqindës dhe njëmijëepesëqindës në Bari,
Bosco Tosca e Pievetta-Dogana Po (Piacenza), Cardevole (Corsica) e Rimini. Shumë prej shqiptareve
të ardhur shkruhen si ushtarë në ushtritë spanjolle dhe luftojnë heroikisht në luftrat europiane. Ështe me
nam të madh kaloresia shiqptare e Republikës së Venecias, e mbiqujtur kalorësia e stratiotëve, si edhe
ushtarët e kembësorisë të Napolit, Maqedonasja Mbretërore (La Real Macedone e formuar nga mbreti
Karli VII [1734-59, III i Spanjës: 1759-88]).
Autoritetet fetare lokale i njohën refugjatë si të krishterë. Me kalimin e kohës, shumë koloni u detyruan t’i
nënshtroheshin latinizinut ose kër-cënimit ndaj një mase të tillë si edhe formash të tjera të përziera të
liturgjisë latine dhe bizantine.
Gjatë periudhës papale të papës me origjinë shqiptare Klementi XI, me nismë të atit arbëresh Stefan
Rodotà, u pranua propozimi për themelimin e një kolegji të ritit bizantin në Kalabri dhe emërimi i një
peshkopi i cili kishte fiiqinë të detyronte priftërinjtë të përdornin këtë rit. Kundërshtimi nga ana e
peshkopëve latinë i vonoi jo pak projektet e komunitetit shqiptar por më 1732, Klementi XII (1730-40)
dhuroi për përmbushjen e këtij qëllimi pronat e abacisë së San Benedetto UUano si edhe një sasi të
madhe të hollash nga thesari i vet. Nëpërmjet urdhëresave të Atit të Shenjtë, peshkopit bizantin iu
dhanë të drejta të plotfuqishme në kuadrin e kolegjit, si edhe e drejta për të emëruar në urdhrin e ri
studentët e vet. Po kështu iu njoh edhe e drejta të vizitonte kishta e ritit bizantin porse fetarët e ritit
mbeteshin nën jurisdiksionin e priftërinjve latinë. Për sa i përket shqiptarëve të Sicilisë, iu dha një kolegj
në Palermo nga Karli VII ndërsa Ferdinandi IV (1759-1806; 1815-25) u caktoi një peshkop gjithmonë në
kryeqytetin sicilian (1784).
Përpjekja e shqiptarëve për të arritur mirëfilltësinë e ritit të tyre, si edhe dioqeza të plota bizantine, u
bënë konkrete me kalimin e kohës. I përket gjysmës së dytë të njëmijë e shtatëqindës vepra themeltare
e Pompilio Rodotà-s “Mbi origjinën, përparimin dhe gjendjen e tanishme të ritit grek në Itali”.
Arbëreshëve iu njoh identiteti dhe iu çmuan vlerat nga Papa Leoni XIII (1878-1903) i cili urdhëroi
eliminimin e çdo shtojce liturgjike që nuk përputhej me ritin bizantin. Më tej, më 1919, gjatë periudhës
papale të Benediktit XV (1914-22) u ngrit në Kalabri “eparkia” (dioqeza) e Lungros dhe më 1937, me
Papa Pio XI (1922-1939), në Sicili u ngrit ajo e Horsë së Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi). Në të
njëjtën kohë u shpall “ezarkike” edhe abacia e Shën Mërisë në Grottaferrata (Roma).


Papa me origjinë shqiptare Klementi XI dhe familja Albani

Shpresa e vazhdueshme e papës me origjinë shqiptare Klementit XI (Gian Francesco Albani, lindur më
1649, papë nga 1700-1721) për të bashkuar Krishtërinun, dha rezultate të gjëra në Shqipëri ku Kisha
katolike dhe ajo ortodokse bashkëjetuan për një periudhë. Klementi XI, u interesua shumë per rilindjen
politike dhe fetare të atdheut të vet. I përket asaj periudhe mbajtja e “këshillit fetar të parë kombëtar
shqiptar” (1703) i cili shënoi ndryshimet rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjet dogmatike,
morale, kanunore dhe ipeshkvore.
Ndërkohë ndryshime ishin vënë re edhe në krahun ortodoks. Priftërinj të shumtë ortodoksë nga
Shqipëria, i kishin drejtuar Papës kërkesa ndihme per mbështetje politike duke sjellë edhe një afrim
fetar. Kështu në fillim u arrit një farë bashkimi, porse më tej, meqë nuk ishte në lartesinë e duhur, u arrit
hapja e selive të kryepeshkopatave për dioqezat latine të Ohrit dhe Shkupit. Një mision i ritit bizantin
funksiononte në Himarë qe nga viti 1628. Përveç kësaj, në shekullin XVIII, në shumë zona verilindore
dhe qëndrore u vu re dukuria e kriptokrishtërimit (krishtërimi i fshehur), e cila zgjati deri në ditët tona
(sidomos gjatë periudhës enveriste); e edhe ata që përqafuan islamin, parapëlqyen në shumicë sektet
më heterodokse dhe më pak të largëta nga krishtërimi, si psh bektashinjtë.
Familja Albani u themelua nga dy vëllezër shqiptarë Giorgio dhe Filippo di Michele de’ Lazi, ish luftëtarë
nën urdhrat e Skënderbeut të cilët u vendosën në Urbino, ku Federico dhe Guidobaldo di Montefeltro i
emëruan njerëz të besuar për çështje diplomatike dhe luftarake. Morën mbiemrin Albanesi që jetëgjati
Altobello (1445-1564), i biri i Giorgios, e ndryshoi në Albani. Nga kjo familje rrodhën, përveç Klementit
XI, kardinalë të shquar, diplomatë të mëdhenj dhe burra shteti të sërës së lartë:
Giovanni Girolamo (1509-91): kardinal dhe kont, zv-komandant i forcave të armatosura të Republikës së
Venecias, kandidat për papë në dy konklave, historiograf, këshilltar juridik vetiak i papës Gregori XIII
(1572-1584) dhe papës Sisto V (1585-90).
Orazio (1576-1653): diplomat, emëruar senator i Romës nga papa Urbani VIII (1623-44).
Annibale (1682-1751): kanunor i Shën Pietrit, president i Dhomës Apostolike, sekretar i Memorialeve,
kardinal (1711) dhe nunc i jashtëzakonshëm papnor në Vjenë ku punoi për të ratifikuar zgjedhjen e
perandorit Karli VI (1711-1740), kamerleng i Kishës Së Shenjte të Romës, kryekancelier i Dijes, kryeprift
i Bazilikës së Vatikanit, peshkop i Sabinës e më tej i Porto e Santa Rufina, nëndhjak i Kolegjit të Shenjtë.
Alessandro (1692-1779): që në moshen pesëmbëdhjetëvjeçare u bë kolonel i ushtrisë së papës por
shpejt e braktisi karrierën ushtarake, sekretar i Memorialeve, i dërguar në Vjenë, kardinal (1721),
bibliotekar i Kishës Së Shenjtë të Romës, ambasador i Austrisë në Romë, mbrojtës i Mbretërisë së
Sardenjës, mbrojtës dhe mik i Winckelmannit, ndërtues i Villa Albanit dhe përkrahës i shkëlqyer i arteve.
Gian Francesco (1720-1803): kardinal (1753), mbrojtës i Çështjeve të Polonisë, mori pjesë në bisedimet
me Katerinën II (1762-93) për të vënë në vend gjendjen e të krishterëve në Rusi, peshkop i Sabinës e
më pas i Porto e Santa Rufinas derisa më 1775 si dhjak i Kolegjit të Shenjtë u bë peshkop i Ostias dhe
Velletrit, mbrojtës i Shtetit Papnor kundër Francës revolucionare dhe luftëtar i zjarrtë për zgjedhjen e
papëve Klementi XVII (1758-1769) dhe Pio VII (1800-23).
Giuseppe (1750-1834): klerik i dhomës së papës Pio VI (1755-99), i dërguar i posaçëm në Vjenë për të
çuar shiritin e bekuar në pagëzimin e krydukës Ferdinand që më pas u bë perandor (1835-48), kardinal
(1801) mbrojtës i perandorisë së Austrisë, bashkësekretar i Letravet Papnore dhe legat në Bolonjë,
sekretar shteti i papës Pio VIII (1829-30), dhe komisar i jashtëzakonshëm i papës Gregori XVI (1831-46)
i ngarkuar për të kthyer rendin nëpër Dërgata pas lëvizjeve revolucionare (1831-46), bibliotekar i Kishës
së Shenjtë të Romës, peshkop i Urbinos dhe legat i Dërgatës së Pe-saros dhe Urbinos.
Pas vdekjes së Filipit, më 1852 familia u shua. Është diçka e veçantë dhe për t’u vënë re që pothuajse
njëkohësisht me familjen shqiptare të Albani-t, në Lindje, një tjetër derë e madhe shqiptare vezirësh të
mëdhenj, përcaktonte fatet e perandorisë otomane në shekujt XVII-XVIII: familja e Qyprillinjve.
Para papës Klementi XI, tre papë të tjerë kishin qenë me origjinë shiptare: San Eleuterio (175-189), San
Caio (283-296) dhe Giovanni IV (640-642).


Feja e Arbëreshëve

Shqiptarët e krishterë që mërguan ne Itali në shekullin e XV dhe ato që pasuan në dyshekujt e tjerë,
ndiqnin ritet fetare bizantine në gjuhën greke. (Nga kjo karakteristikë e tyre rrjedh edhe një keqkuptim
qe shpesh ka karakterizuar njohjen e komunitetit arbëresh dhe që duket më qartë në emërtimin e Horës
së Arbëreshëvet (Sicili) e cila në Italisht njihet si Piana degli Albanesi por në periudha të ndryshme
është quajtur edhe Piana dei Greci.) Një pjesë e mirë e shqiptarëve të krishterë bizantinë, kishin lidhje
edhe me kishën katolike të Romës ndërsa të tjerët, me ardhjen në Itali, iu nënshkruan ritit latin duke
vazhduar me kokëfortësi te ruanin identitetin fetar bizantin.
Nën periudhën papale të Klementit XI (1700-1721), papë me origjinë shqiptare, dhe KlementitXII (1730-
1740) Vatikani fillon të tregojë interes ndaj traditës fetare bizantine duke lejuar themelimin e kolegjeve
bizantine në San Benedetto Ullano (më vonë shpërngulur në San Demetrio Corone) dhe në Palermo.
Prania e këtyre qendrave kulturale i siguroi komuniteteve shqiptare të Kozencës dhe Palermos një
trashëgimi të çmuar kulturore ku u ushqyen me dhjetra intelektualë arbëreshë të cilët patën edhe role
prej protagonistesh gjatë lëvizjes së risorxhimentos italiane. Dy kolegjet në fjale nxitën përhapjen e ideve
të reja romantike. Aty u formuan edhe disa nga shkrimtarët kryesorë arbëreshe.

Marre nga "Bota Shqiptare", Autori:Giovanni Armillotta, gazetar dhe studiues, është një ndër miqtë më të
mirë të shqiptarëve në Itali dhe të çështjes shqiptare në botë. Është pjesëtar nderi i kolegjiumit të “Bota
Shqiptare”.

JERONIM DE RADA 1814 - 1903______________________________



Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga
Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e
para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe
moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij. Më 1833 De
Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë
qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Në shekullin XIX
ngulmimet arbëreshe, sidomos ato të arbëreshëve të Italisë kishin ruajtur të paprekur ndjenjën e
dashurisë për atdheun e të parëve, gjuhën, zakonet e tradiat stërgjyshore, e shfaqën me një forcë të
veçantë vetëdijen e tyre shqipatre edhe në fushën e lëvizjes kulturore e letrare. Letërsia e re që lindi tek
arbëreshët përtej Adriatikut nga dhjetëvjetëshi i tretë i atij shekulli, me gjithë tiparet e veçanta që
buronin nga kushtet në të cilat ndodheshin të mërguarit, ishte një degë e letërsisë shqiptare të kohës, e
lindur si shprehëse e idealit të çlirimit të atdheut. Prandaj, në qendër të kësaj letërsie ishte ideja
patriotike, evokimi i traditav e të lavdishme të popullit tonë dhe, në rradhë të parë, i kohës së
Skënderbeut. Tipari themelor i jetës politike të Italisë në gjysmën e parë të shekullit XIX në Itali eci
përpara proçesi i shuarjes së marrdhenieve feudale dhe i zhvillimit të marrdhënieve të reja kapitaliste.
Italinë, veçanërisht pjesën jugore të saj e dallonte një prapambetje dhe varfëri e madhe
Pikërisht në këto kushte i dhanë hov lëvizjes kombëtarepër çlirimin e vendit. Në krye të lëvizjes së
masave në vitet `20 u vu borgjezia liberale dhe organizata e fshehtë e karbonarëve.
Lufta e tyre arriti një rezultat të pjesshëm: kufizimi i absolutizmit përmes kushtetutës. Në vitet `30 doli në
skenë oragnizata "Italia e Re„, e themeluar nga revolucionari Maxini, që rrithte nga shtresat e borgjezisë
së vogël. Ajo veproi përmes kompllotesh e kryengritjesh, të cilat dështuan, sepse organizata nuk nuk
mbështetej në masat e gjera të popullit. Të njëjtin fat pësuan edhe aksionet revolucionare popullore në
vitet 1848-`49, kur levizja për çlirimin e Italisë u ngrit në një shkallë të re dhe mori përpjestime shumë të
gjera. Si rrjedhim, bashkimi i Italisë u arrit vetëm në vitin 1867 dhe u konsolidua plotësisht me 1870.
Frytet e fitores i korrën borgjezia e madhe dhe çifligarët liberalë, të cilët nuk i plotësuan kërkesat e
masave për ndryshime shoqërore, madje as për republikë dhe e bashkuan Italinë nën dinastinë e
Savojës. Një rol të ndjeshëm në ngjarjet e kohës luajtën edhe arbëreshët, që në lëvizjen për çlirimin e
zhvillimin demokratik të vendit shfaqën një heroizëm e shpirt sakrifice të rrallë.
Në këto kushte, te bashkatdhetarët tanë përtej detit lindi një veprimtari aktive politiko-kulturore e letrare,
që u dendësua sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet
përherë e më të dendura me lëvizjen kombëtare të Shqipërisë, me rrethet politike të ngulimeve të
ndryshme shqiptare dhe me personalitetet më të shquara që ishin në krye të kësaj lëvizjeje. Letërsia
arbëreshe e shekullit XIX kishte si tipar të saj kryesor patriotizmin. Duke qenë shprehje edhe e
aspiratave demokratike dhe e pakënaqësisë ndaj kushteve shoqërore, ajo, që në fillim i kushtoi
vëmendje të veçantë problematikës shoqërore.
Për frymën demokratike të letërsisë arbëreshe dëshmon edhe interesi që u tregua për luftën çlirimtare
të popujve të tjerë. Kjo letërsi gjeti shprehjen e vet përmes drejtimit letrar të romanticizmit, po u ushqye
nga një filozofi që, me racionalizmin e saj, dukej se binte në kundërshtim me "etjen për pafundësi„ dhe
"kultin e ndjenjës„, që e dallonte këtë drejtim nga filozofia iluministe.
Figura më e ndritur e kësaj letërsie dhe një nga figurat më të mëdha të Rilindjes sonë është Jeronim De
Rada.
Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga
Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit.
Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e
personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që
ndikuan në formimin e personalitetit të tij.
Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin.
Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare.
Djali u njoh me folklorin, që i zbuloi atij shpirtin e popullit të vet. Po në këtë kohë ai njohu një vajzë të
varfër, të bijën e një bariu, që e afroi me njerëzit e thjeshtë dhe i frymëzoi vjersha të ngrohta dhe të
ndiera. Një botë më e gjerë u hap para De Radës së ri më 1834, kur i ati e dërgoi të studionte për
drejtësi në Napoli, qendër e madhe kulturore-politike e Italisë së Jugut. Aty i riu arbëresh u njoh me
lëvizjen letraree politike të kohës, shkroi dhe botoi krijimet e para letrare. Aty lindi vepra e tij e parë e
botuar "Këngët e Milosaos„, që shënonte agimin e një periudhe të re për letërsinë kombëtare. Kjo vepër
hodhi kushtrimin për çlirimin e atdheut të stërgjyshërve:
"Erdhi dita e Arbërit„!
Vepra "Këngët e Milosaos„ u botua më 1836. Poema, me vlerat e saj të spikatuar ideore dhe artistike, e
bëri të njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arbëreshëve. Që nga ajo kohë fillon për De Radën një
rrugë e re: rruga e përpjekjeve aktive për t'i dhënë dritë atdheut të të parëve. Po atë vit ai u shtrëngua
të ndërpriste studimet dhe të kthehej në fshat, për shkak të kolerës që kishte rënë në Napoli. Pa shkuar
asnjë vit poeti mori pjesë në një komplot për të përmbysur regjimin absolutist të Burbonëve. Komploti
dështoi dhe poeti, për t'i shpëtuar burgosjes ose dënimit me vdekje, u detyrua të jetonte gjashtë muaj si
komit.
Edhe më vonë, kur ai bënte praktikën si avokat në Napoli, policia e gjurmonte si njeri të dyshimtë. Më në
fund e arrestoi dhe e burgosi. Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti pa punë dhe u shtrëngua të hynte si
mësues privat në një familje fisnike të Napolit.
Më 1840 ai botoi poemën e vet të dytë, "Serafina Topia„ e cila më tepër sesa një poemë dashurie, ishte
një himn për bashkimin dhe vllazërimin e shqiptarëve. Censura burbone, duke kuptuar idetë liridashëse
të librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithatë, poeti vazhdoi rrugën e krijimtarisë, duke plotësuar "Milosaon
„ me këngë të tjera, duke botuar, për herë të dytë poemën "Serafina Topia„ dhe tragjedinë "Numidët
„(italisht). Në këtë periudhë De Rada u bë i njohur edhe jashtë kufijve të Italisë. Veprimtaria letrare nuk e
largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare të vitit 1848 e gjetën De Radën duke mbrojtur aktivisht
pikëpamjet përparimtare përmes gazetës së tij "Arbëreshi i Italisë„. Shpërthimi i reaksionit të egër e
detyroi atë të mbyllte gazetën e të tërhiqej në fshatin e lindjes "për të pritur kohë më të mira„. Megjithatë,
poeti, nëpërmjet punës së vet, nuk e reshti veprimtarinë politike. Në këtë kohë ai iu kushtua më tepër
çështjes kombëtare shqiptare. Më 1849, pas përpjekjeve aktive të De Radës, në kolegjin e Shën-
Adrianit u vendos mësimi i shqipes dhe poeti u bë mësues is saj., po pas tre vjetësh u pushua nga puna
për idetë e tij përparimtare.
Më 1847 dhe më 1848 De Rada kishte nxjerrë në dritë Rrëfimet e Arbrit, katër novela në vargje, ku ideja
patriotike vinte duke u fuqizuar në krahasim me krijimet e tij të para. Këto novela dalloheshin për një
romantizëm me karakter të stuhishëm, për thellësi lirizmi, por kishin edhe ërrësi dhe copëzim. Më 1850
poeti u martua me arbëreshen Madalena Melkji, me të cilën pati katër djem. Pas vitit 1860 ai filloi të
boronte një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike, që mbështetnin aktivisht çështjen
shqiptare, si "Parimet e estetikës„(1861), "Lashtësia e kombit shqiptar„(1864), "Rapsodi të një poeme
arbëreshe„(1866) etj. Më 1878 poeti ngriti hapur zërin në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit,
duke protestuar me forcë kundër cënimit të terësisë tokësore të Shqipërisë. Ai tashmë ishte lidhur
ngushtë me lëvizjen kombëtare dhe atdheun e të parëve dhe militonte në dobi të kësaj çështjeje edhe
nëpërmjet publiçistikës. Kështu, më 1883-`87 De Rada nxorri revistën e parë shqiptare "Flamuri i Arbrit„,
që u bë tribinë atdhetarizimi dhe mbrojtëse e interesave tona kombëtare ndaj synimeve grabitqare të
shovinistëve fqinjë dhe të imperializmit austriak e italian, duke shtruar kërkesën për autonominë e
Shqipërisë. Vitet e fundit të jetës qenë të rënda e të mundimshme. Fatkeqësitë e rënda familjare (vdekja
e gruas dhe e djemve) nuk e mposhtën poetin, përkundërazi ai u bë më i zjarrtë se kurrë në
veprimtarinë e tij poetike e krijuese. Në këtë kohë ai përfundoi poemën e gjatë "Skënderbeu i pafat„,
poemën "Gjon Huniadi„ variantin e fundit të "Serafina Topisë„, me titull "Një pasqyrë e jetës njerëzore„.
De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër,
1897), mori pjesë në Kongresin XII të orientalistëve ne Romë, ku foli për gjuhën tonë dhe, me përpjekjet
e tij u cel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli.
Në këtë periudhë ai ishte përsëri mësues i shqipes në Shën-Adrian. Vdiq me 1903, në moshën
nëntëdhjetëvjeçare, në një dhomë të shkretë, pa dritë, pa zjarr, pa bukë, duke lënë pas pikëllimin e
gjithanshëm të arbëreshëve.




KËNGË E DJEMËVE

S'jam hijeshia unë për qytet,
Reth i bujarve më mërzit, dh'andajë
Me shi e djellë fushës një re ndjek.
Sa bota vlen për mua vasha e bardhë,
Prej gjakut të kulluar e fatbardhë,
Që hiri i pastër aqë e hijeshoi,
Kur dy limonj nga malli më dhuroi.





KËNGË E RINËS

Këndoi lauresha, e qiellit fluturoi,
E lart m'u ngrit e gjumin ma largoi.
Si e pafajme u çvesha she u shtrova,
E zgjuhem, e kënaqur që u zgjova.
E freskët era, e mua fatgëzuar
Më duket ky pallat kaq ballëgjerë,
Ku fle një yll dhe tash qjellit vetmuar.


KËNGËT E MILOSAOS
(Kënga XL)

Fryu era e maleve
dhe rrëzoi hijen e lisit:
gjakun te lumi Obotit.
Ushtëtarët, ju më hapni
shpërvjerrësen sa të shoh
Shkodrën edhe time motër
tek dritsoreja kundruall.
Atje më s’do zgjohem unë
luleve që i përkund era
si suvatë të pasosje.
Do të mblidhen shokët mbrëmjes
në qytet, në vatrat tona.
Unë si

Arbëreshët:

Arbëreshët janë shqiptarë të cilët jetojnë në Italinë jugore që nga shekulli XV dhe XVI. Këta shqiptarë,
tani të quajtur arbëreshë, e lanë Shqipërinë mu atehere kur ajo u pushtua nga Perandoria Osmane.
Qytetet ku banojnë arbëreshët mbajnë nga dy emra, një në arbërisht, dhe tjetrin italisht. Kryeministër i
Italisë, pati qenë dy herë i zgjedhur Francesco Crispi, dhe ishte arbëresh ka Palazzo Adriano.

Arbëreshët në Itali, sot numërohen mbi 100.000 persona që flasin gjuhën arbërore.

Njihen shtatë eksode të mëdha që nisin që nga koha për një herë pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, deri
nga fundi i shek. XVIII (1780-1790), janë ngulimet e fundit të shqiptarëve në Italinë Veriore, si provincën
e Pavias dhe të Piacencës, po ashtu një grup i madh i'u drejtua krahinës qendrorë në Molise dhe një
tjetër grup në drejtim të krahinës jugore Bazilikatës.

Një nga veçoritë që karakterizon këtë popull, është që përveç gjuhës dhe traditave, ruajtën me heroizëm
edhe ritin dhe preardhjen fetare, ku edhe sot e kësaj ditë gati 1/3 e arbëreshëve vazhdojnë në ritin
bizantin.

Sot, deri 1999, janë shumë shqiptarë që arritën në fshatrave arbëreshëve pikërisht në Piana degli
Albanesi në Sicili.



Harku kohor gjatë së cilit zunë fill dhe u përforcuan bërthamat e ngulimeve të arbëreshëve në Itali, fillon
aty nga gjysma e shekullit të pesëmbëdhjetë e vazhdon deri në vitin 1774. Shqiptarët e parë që
mbërriten në Itali ishin ushtarë nën urdhrat e Dhimiter Rërës, i thirrur nga Alfonsi i Parë i mbiquajtur
Shpirt-madhi (Il Magnanimo), mbret i Dy Sicilive (1442-58; V d’Aragona: 1416-58), për të luftuar në
Kalabri kundër kundërshtarëve të monarkut spanjoll.
Mbreti Alfons I i dha Rërës përgjegjësi politike në Kalabri ku, pas vitit 1448 u ngrehën ngulimet e
Amatos, Àndalit, Ariettas, Casalnuovo di Nojas, Vena di Màidas e Zangaronas. Të bijtë e Dhimitrit,
Gjergji dhe Vasili, zbritën dreit Sicilisë duke i dhënë kështu zanafillën ngulimeve të shqiptarëve që sot
shtrihen në provincën e Agrigjentos, Katanias dhe Palermos. Me dendësimin e marrëdhënive midis
Mbretërisë së Dy Sicilive dhe Arbërisë së Gjergji Kastriotit i mbiquajtur Skënderbeu, ky i fundit i dha
ndihmën e vet Ferdinandit të Parë i mbiquajtur Dobiçi (Il Bastardo 1458-1494) në luftimet kundër
Anxhuinëve. Si shpërblim, Skënderbeu mori prona në Pulja midis të cilave Monte Sant’Angelo, San
Giovanni Rotondo dhe Trani.
Aty u vendosën shumë ushtarë, të cilëve iu shtuan të tjerë të cilët, pas vdekjes të Skënderbeut me 1468
– që i dha shtysë mësymjes turke – zgjodhën bashkë me shumë të krishterë të tjerë të shpërngulen në
Itali: sollën lindjen e fshatrave Campomarino, Casalnuovo Monterotaro, Casalvecchio di Puglia, Chieuti,
Faggiano, Martignano, Monteparano, Portocannone, Roccaforzata, San Giorgio Jonico, San Martino,
San Marzano di San Giuseppe, San Paolo di Civitate, Santa Croce di Magliano, Sternatìa, Ururi dhe
Zollino.
Skënderbeu (1405-1468) deri në fund të ditëve të tij luftoi dhe arriti ta mbajë Vendin e vet te lirë nga
rreziku otoman i dli, në dyert e Vjenës, kërcënonte tërë Perëndimin: është pikërisht në Vjenë ku ruhet
përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut. Skënderbeu ishte një erudit me kulturë të gjerë, njihte pese
gjuhë të huaja, ishte i fesë së krishterë dhe kishte aftësi të theksuara diplomatike. Skënderbeu njihet si
“shpikësi” i luftës guerilase. Më 1461 u prit nga papa Pio II (1458-64) për të kerkuar ndihme
mbështetëse në luftën e përbashkët kundër armiqve turq.
Më 1470 pas martesës së Irena Kastriotit me princin e Bizinjanos (një feudal i madh i Kalabrisë), një
pjesë e madhe e arbëreshëve të Pulias u shpërngul bashkë me fisniken Irena në tokat e bashkëshortit
të saj duke populluar kështu Macchia Albanese, San Cosmo Albanese, San Demetrio Corone, San
Giorgio AIbanese, Spezzano Albanese e Vaccarizzo Albanese. Me rënien e Krujës, kryeqytetit legjendar
të rezistencës kundër musulmanëve, të porsaardhurit themeluan ngulimet e Acquaformosa, Castroregio,
Cavallerizzo, Cervicati, Cerzeto, Cìvita, Falconara Albanese, Firmo, Frascineto, Lungro, Mongrassano,
Plàtaci, Porcile, Rota Greca, San Basile, San Benedetto Ullano, San Giacomo d’Acri, San Lorenzo del
Vallo, San Martino di Finita, Santa Caterina Albanese, Santa Sofia d’Epiro, Serra d’Aiello, e të tjera.
Emigrimet e mëdha shqiptare të gjysmës së dytë të mijëvjeçarit morën fund në vitet 1533-1534 pas
kapitullimit të fortesës së Koronës, kështjella e fundit kundër otomanëve. Familjet shqiptare u strehuan
në Napoli, në ishullin e Liparit; pjesa më e madhe u dërgua në Melfi (shqiptarët që ishin strehuar aty u
shkëputën dhe themeluan Barile-n), në Brindisi Montagna, Fameta, Maschito e San Costantino
Albanese. Do të pasonin refugjatë të tjerë më 1647 (Barile), 1744 (Villa Badessa) e 1774 (Brindisi
Montagna). Bërthama arbëreshësh u vendosën në territorin e Parencos dhe në fshatin e Peroit (Istria
dhe Pola): kolonia e Peroit lindi pas një lejeje të Venecias, e cila i hapi dyert disa familjeve tregtarësh që
shkëmbenin mallra me La Serenissima Republikë të Venecias.
Të tjera ardhje shqiptarësh shënohen midis njëmijëekatërqindës dhe njëmijëepesëqindës në Bari,
Bosco Tosca e Pievetta-Dogana Po (Piacenza), Cardevole (Corsica) e Rimini. Shumë prej shqiptareve
të ardhur shkruhen si ushtarë në ushtritë spanjolle dhe luftojnë heroikisht në luftrat europiane. Ështe me
nam të madh kaloresia shiqptare e Republikës së Venecias, e mbiqujtur kalorësia e stratiotëve, si edhe
ushtarët e kembësorisë të Napolit, Maqedonasja Mbretërore (La Real Macedone e formuar nga mbreti
Karli VII [1734-59, III i Spanjës: 1759-88]).
Autoritetet fetare lokale i njohën refugjatë si të krishterë. Me kalimin e kohës, shumë koloni u detyruan t’i
nënshtroheshin latinizinut ose kër-cënimit ndaj një mase të tillë si edhe formash të tjera të përziera të
liturgjisë latine dhe bizantine.
Gjatë periudhës papale të papës me origjinë shqiptare Klementi XI, me nismë të atit arbëresh Stefan
Rodotà, u pranua propozimi për themelimin e një kolegji të ritit bizantin në Kalabri dhe emërimi i një
peshkopi i cili kishte fiiqinë të detyronte priftërinjtë të përdornin këtë rit. Kundërshtimi nga ana e
peshkopëve latinë i vonoi jo pak projektet e komunitetit shqiptar por më 1732, Klementi XII (1730-40)
dhuroi për përmbushjen e këtij qëllimi pronat e abacisë së San Benedetto UUano si edhe një sasi të
madhe të hollash nga thesari i vet. Nëpërmjet urdhëresave të Atit të Shenjtë, peshkopit bizantin iu
dhanë të drejta të plotfuqishme në kuadrin e kolegjit, si edhe e drejta për të emëruar në urdhrin e ri
studentët e vet. Po kështu iu njoh edhe e drejta të vizitonte kishta e ritit bizantin porse fetarët e ritit
mbeteshin nën jurisdiksionin e priftërinjve latinë. Për sa i përket shqiptarëve të Sicilisë, iu dha një kolegj
në Palermo nga Karli VII ndërsa Ferdinandi IV (1759-1806; 1815-25) u caktoi një peshkop gjithmonë në
kryeqytetin sicilian (1784).
Përpjekja e shqiptarëve për të arritur mirëfilltësinë e ritit të tyre, si edhe dioqeza të plota bizantine, u
bënë konkrete me kalimin e kohës. I përket gjysmës së dytë të njëmijë e shtatëqindës vepra themeltare
e Pompilio Rodotà-s “Mbi origjinën, përparimin dhe gjendjen e tanishme të ritit grek në Itali”.
Arbëreshëve iu njoh identiteti dhe iu çmuan vlerat nga Papa Leoni XIII (1878-1903) i cili urdhëroi
eliminimin e çdo shtojce liturgjike që nuk përputhej me ritin bizantin. Më tej, më 1919, gjatë periudhës
papale të Benediktit XV (1914-22) u ngrit në Kalabri “eparkia” (dioqeza) e Lungros dhe më 1937, me
Papa Pio XI (1922-1939), në Sicili u ngrit ajo e Horsë së Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi). Në të
njëjtën kohë u shpall “ezarkike” edhe abacia e Shën Mërisë në Grottaferrata (Roma).
III-Vazhdon...




Letërsia e vjetër e arbëreshëve të Italisë
Për shkak të vërshimit otoman një numër i madhe shqiptarësh u detyruan të lënë atdhenë e të marrën
udhën e mërgimit për në Itali.Ky emigrim që u krye në disa valë kishte nisur me kohë po në grupe shumë
të vogla.Pas vdekjes së Skënderbeut në vitet 1468-79 ai u dendësua.Mbreti i Napolit i vendosi
shqiptarët në krahinat e varfëra të Jugut italian në djerrinat e Basilikates,Molizes,Puljes,Kapitanatës e
sidomos në Kalabri.Një pakicë u vendos ne Sicili.Ne gjysmen e pare te shek. XVI dhe pikerisht ne vitet
1532-33 vendoset ne Itali edhe nje numer shqiptaresh te Greqise ,te Gadishullit te Morese.Shperngulja
pati edhe me vone po ne permasa te kufizuara.
Ndonese ne kushte teper te veshtira ekonomike pa perkrahje pa ndihme shqiptaret e merguar diten te
ruajne gjuhen traditat e lashta dhe jeten zakonore te te pareve.Madje,krahas bindjes se jane "te huaj te
dheu leti"(italian) ata e mbajten te pashlyer kujtimin e atdheut dhe te luftetareve herioke qe kishin bere
stergjysherit nen udheheqjen e Gjergj Kastriotit kunder pushtuesve osmane.
Trojet ku u vendosen shqiptaret pertej detit qene prona feudale nga me te prapambeturat ne pikpamje
ekonomike shoqerore e kulturore.Atje, ata jetuan pergjithesisht te shkeputur nga vendesit duke ruajtur
mire tiparet e kombesise se tyre.Po ne shek.XIX me zhvillimin e marredhenieve kapitaliste edhe ne
krahinat jugore te Italise nisen te shtohen kontaktet e lidhjet e arberesheve me vendesit nisi te depertoje
kultura italiane;mjafte fshatra u asimiluan e e humben fizionomine shqiptare duke humbur gjuhen meme.
Jeta kulturore e arberesheve te pertejdetit ne shek.XVI-XVII qe ne pergjithesi e varfer sadoqe nuk
munguan perpjekjet per ta shkruar gjuhen e tyre dhe per te krijuar nje letersi te veten qe te sherbente
ne radge te pare per nevojat fetare,gje qe ishte ne interes te kishes po qe nga ana tjeter ndihmonte per
vazhdimin e tradites se shkrimit te shqipes dhe objektivisht per ruajtjen e kombesise.
Ne shek.XVIII jeta kulturore e arberesheve u be me e dendur.Ne kete kohe u hapen dy kolegje,njeri ne
Kalabri dhe tjetri ne Sicili (1732-34).Ata pergatitnin klerike qe do te sherbenin ne ngulimet arbereshe po
qe ndihmuan edhe per gjallerimin e jetes letrare e pergjithesisht kulturore.Nje pjese e krijimeve u shkri
me poezine popullore,disa mbeten te shperndara ne doreshkrime,nje shumice humben.E zhvilluar ne
kushtet e feudalizmit edhe letersia e vjeter arbereshe ka qene nje letersi fetare dhe didaskalike. Autoret
e saj perkthyen ose pershtaten letersine kishtare italiane e latine dhe me rralle krijuan poezi mistike
origjinale.Ky prodhim ,relativisht i paket qe nje kapercyell per ne letersine artistike.

________________________________________

Autorë Arbëresh të Sicilisë

Letersia arbereshe e Italise,me sa e njohim sot e ka origjinen te nje katekizem i perkryer prej italishtes
nga Leka Matrenga dhe i botuar ne Rome me 1592,me titullin " E mbsuame e krishtere! "(Doktrina
christiana).Aty gjejme edhe te paren vjershe qe njohim shqip,nje strofe teteshe ne njembedhjeterrokesh
te hartaur me shkathtesi te plote e qe mund te flase per nje tradite me te hershme vjershimi shqip te
kultivuar.Permbajtja eshte fetare.Gjuha vete e Matrenges,si edhe ajo e Buzukut ,flet gjitheashtu per nje
tradite me te hershme te shkrimit te gjuhes sone.Per nje tradite te tille te sjelle nga Shqiperia,deshmonte
fakti qe kemi permendur se tek arbereshet e Kalabrise ne krye te shek.XVII(1601) sherbesat fetare
kryheshin shqip.Libri i Matrenges ashtu si dhe ai i Buzukut njihet nga nje kopje e Bibliotekes se Vatikanit
gje qe duket te tregoje edhe nje here pas Buzukut se kisha katolike me gjithe ndonej leshim nuk e
inkurajoi perdorimin e shqipes per nevojat kishtare.
Matrenga ishte nga Hora e Arberesheve,ku coi jeten e priftit (1560-1619).Vepra e tij nuk la ndonje
gjurme te dukshme dhe duhet pritur shek. XVIII qe te lind tek arbereshet e Sicilise nje levizje e vertet
letrare sidomos pas krijimit te kolegjit te tyre te palermos (1734) sepse perpjekje njihen qe ne pjesen e
dyte te shek.XVII.Qendra kryesore e kesaj levizje u be ajo shkolle,pastaj fshatrat Hora e Arberesheve
dhe Palac Adriani.Mund te permendej nje numer autoresh fetare,midis te cileve Nikolle Brankati,Nikolle
Filja,Nikolle Keta,Gavril Dara Plaku.Keta dhe te tjere leruan vjersherine kush la edhe ndonje gramatike
te vogel a fjalor te shqipes,kush u interesua per mbledhjen e kengeve popullore etj.Nuk munguan veprat
e erudicionit porse italisht ose latinisht.Asgje nuk u botua me kohe prej kesaj letersie.Dicka nisi te shohe
driten e shtypit ,pas mesit te shek.XIX me iniciativen e gjuhetarit Dhimiter Kamarda,pastaj me shume ne
shekullin tone si kenget popullore,kenget fetare,ndonje katekizem.Pjes ma e madhe e veprave mbeti ne
doreshkrim,keshtu qe kjo levizje letrare mbetet disa anonime, Nikolle Brankati, nga Hora e Arberesheve,
eshte nder te paret ne kohe(1675-1741).Ai pershtati kenge te ndryshme fetare shkroi edhe pak
origjinale me nje gjuhe te sigurt dhe me mjeshteri gje qe duhet te deshmoje jo vetem per aftesit e autorit
por edhe se ne kete pune ai kishte paraardhes .Vjershat e tij u perhapen e u bene anonime,pra eshte e
veshtire edhe te identifikohen e te dallohen disa here nga krijimtaria e tjeter poetike e kohes. Ndikimi i
poezise mistike italiane eshte i madh te Brankati: kjo vihet re si ne menyren e trajtimit lirik te temave si
ne pasurine metrike qe ai sjell ne strofa dhe vargje.Merite e vecante e poetit eshte se ruan nje gjuhe
pergjithesisht te paster dhe se bashke me gjuhen sjell edhe nje ndikim sado te kufizuar te poezise se
popullit.
Nikolle Filja (1691-1769) ishte nga fshati Mexojuzo (shqip:Munxifsi ),prift edhe ai,qe i kaloi shume vjet te
jetes si famullitar ne nje ngulim te larget arberesh,ne Kieuti te Kapitanates.Ketu edhe u zbulua pjesa me
e rendesishme e veprave te tij midis te cilave nje permbledhje kengesh popullore, "Kengeza e pleqrijse"
(1737),permbledhja me e vjeter e llojit qe sot njihet.Eshte botuar nga Mikel Markianoi (1908).Me te ,Filja
e cel rrugen folkloristeve te tjere arberesh si autorit Palac Adriani,Gavrill Dara Plakut (1765-1832),gjyshi
i poetit te shquar te Rilindjes ,Gavril Dara i Ri.Vjershat fetare te Filjas kane te njejtat karakteristika me
ato te Brankatit.
Nikolle Keta (1742-1803),prej fshatit Kontesa Entelina eshte autori me i rendesishem arberesh i Italise
gjer ne shek.XVIII.Ai studioi ne seminarin e Palermos dhe me perpjekjet e veta fitoi nje kulture te gjere.
Ishte prift e rektor i seminarit te permendur.Qe i ri njohu veprat e shkrimtareve tane te Veriut te shek.XVII
dhe iu vu punes per nje fjalor shqip-italisht, te cilin e kreu me 1777,po qe ka mbetur i pabotuar.(Ruhet
ne biblioteken Mbreterore te Kopenhages dhe eshte edhe italisht -shqi.Ka rreth 10000 fjale)
Nje punim i rendesishem i Ketes eshte traktati historiko-etnografik italisht me titullin " Thesar njoftimesh
mbi maqedonet " (Nuk eshte botuar ,vecse pjeserisht ne shek.XIX,ruhet po në Bibliotekën Mbretërore të
Kopenhagës,titulli origjinal eshte " Tesoro di notizie su dei Macedoni " .Aty shtrohen sidomos çështjet e
origjinës dhe e autoktonisë së popullit shqiptar.Autori trajton edhe historinë e popullit tonë duke u dhënë
një vend të veçantë luftërave te Skënderbeut; ai ndalet posaçërisht te historia dhe gjendja e
arbëreshëve të Italise. Vepra deshmon si per njohurite e autorit mbi gjithecka ishte shkruar per vendin
dhe popullin tone qe nga lashtesia greko-latine e gjer ne ditet e tij,si per njohjen e traditave tona te
shkruara dhe gojore,ashtu edhe per ndjenjat e zjarrta patriotike qe e frymezuan Keten su shkrimtar e
dijetar.
Keta ka lene edhe disa vjersha fetare ,prej te cilave ndonjera eshte botuar ne shek.XIX e kendej.Jane
krijime pak a shume te ngathta mbi ngjarjet biblike dhe me karakter meditativ e moralizues.Interes
kryesor paraqitin dy lirika te shkurtra autobiografike te autorit, te ardhura mire e ku spikat ndjenja
patriotike.Njera prej tyre eshte e para sprove e tingellimit qe njihet ne gjuhen . I frymezuar nga qellimet e
larta per ta ruajtur e zhvilluar trashegimin e vyer te stergjysherve ,gjuhen dhe letersine amtare,me
krenarine e madhe se eshte " llastar " i nje atdheu dhe populli na tregon pikerisht se si ai punoi pa u
lodhur per te qemtuar e per te vene ne pah traditat e pasura te popullit te vet.Ja dy tercinat qe e mbyllin
kete tingellim,ku rreh nje zemer, e cila ka nisur te ziej nga idealet qe do te frymezonin rilindesit
arbereshe te shekullit qe do te vinte,si De Raden,Daren e Ri etj.

... Zok i zbjerre,pra t´di krahet coi
ne Palerme e n´Kuntise,po ktej e atej;
nder´n e arbreshet te gjith gramet kerkoi.
Si krymp mundafshi gjith svis vetehej
e kete vistar tuar,qendisi e shkroi,
se te qesoj gjith Arbri ndjer pertej.
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

Autorë Arbëreshë të Kalabrisë
Ne Kalabri gjer ne shek.XVIII hasim vetem ndonje sprove te rralle te shkrimit te shqipes,per shembull me
1638(sprove vjershe) po me themelimin ne Sh.Benedikt Ulano te kolegjit (1732) trensferuar ne Shimiter
Korone me 1796,nisi tek arbereshet e asaj krahine nje levizje letrare e cila nuk paraqitet aq e gjere sa
ajo e Sicilise,po qe pati perfaqesues te zot midis te cileve Francesk Avati ,mbledhes i pare mbledhes i
pare i njohur i kengeve popullore arbereshe ne keto ane.(para 1756) dhe vecanerisht Jul Veriboba.Ato
kenge u botuan me vone pjeserisht nga Dh. Kamarda e J. de Rada (1866) dhe pjeserisht mbeten
doreshkrim.Nuk munguan as eruditet ,si nje Pampilio Rodota . Ky, duke shkruar mbi historine kishtare
na ka lane shume faqe mbi historine e arberesheve ku i kushton nje vend me vete kohes dhe lavdise se
Skenderbeut i dokumentuar mire dhe me nje ndjenje te vale patriotike(1763).

Jul Variboba (1724-88) Jeten e poetit me te njohur te letersise se vjeter arbereshe,Jul Veriboba ,nuk e
njohim ende mire.Lindi ne fshatin Mbusat te Kozences edhe mesoi ne seminarin e Sh. Benedikut Ulanos,
ku ishte ndonje vit edhe rektor.Punoi si prift ne fshatin e lindjes dhe pati mosmarreveshje te medha me
bashkekombesit,sepse deshi t´i kthente katolike gje qe s´ishte ne interesin e tyre.Ai keshtu qe i detyruar
te largohet nga Kalabria dhe perfundoi me 1762 ne Rome.Atje vdiq si sekretar i nje urdhri fetar.Atje po
me 1762 ka qene shtypur vellimi i tij poetik " Gjella e shen Merise Virgjer ".
Veriboba eshte i pari autor arberesh qe hartoi nje veper e cila i ka shume me te dukshme synimet
artistike e qe shenon nje ure kalimi nga letersia e llojeve te shkurtra ne letersine e llojeve me te gjata "
Gjella " nuk eshte kaq nje poeme se sa nje permbledhje poethash e vjershash te shkruara ne kohe te
ndryshme me lidhje tematike me shume se me nje subjekt te vetem te shtjelluar.Ajo synonte
propaganden fetare nder masa.Nga pikepamja kompozicionale nuk kami te bejme me nje veper te
njesuar.Vende-vende mungon frymezimi dhe bihet ne vargenim te thjeshte.Cilesite artistike shfaqen
sidomos ne humanizmin e ndonje nga personazhet ne lirizmin e vetvetishem te poetit,ne humorin qe
pershkon shpesh vargun e tij, po edhe prozen ( kushtimi e parathenia,me te cilat celet vellimi ) .
Figura kryesore e vepres eshte ajo e She.Merise.Variboba e koncepton ate sipas perfytyrimit kishtar
tradicional,po shpesh shkeputet prej ketij perfytyrimi ,ia heq vjershen hierarkike,duke i dhene
personazhit tiparet krejt njerezore.
Ishte nje karakteristike kjo e poezise gjysmepopullore( "popullore xhiante" ) fetare italiane te kohes,qe
spikat edhe te poetet arberesh te Sicilise.Ndjenjat e Sh.Merise paraqiten ne krijimet e Varibobes si
ndjenjat e nje nene te zakonshme:
Bir,si te vranith?
Mua,ku me ljanith?
Si s´te pan lipisi?
Si s´te ndihu mosnjeri?
Me tij bir dua te shihem.
nder kete varr dua te mbellihem!
Ne kete menyre e qan nena djalin qe i kane vrare dhe po varroset.
Mund te thuhet se poeti nuk vepron po keshtu edhe me figuren e Krishtit.Ky pergjithesisht ka mbetur nje
personazh pa gjalleri: ne kete rast autori i qendroi me prane perfytyrimit kishtar dhe pak e arriti poezine.
Atmosfere e vepres se Varibobes,veper e krijuar permes tregimit te ungjijve,mbetet thellesisht mistike.
Poeti ka ndjere nevojen qe ta beje tregimin sa me te afert per lexuesin dhe kete e realizon duke krijuar
mjedise fshatarake te ngjajshme me mjediset arbereshe te kohes.Ne vjershat e tij rikrijohet atmosfera e
fshatit arberesh me lirizmin e tij..Elementet e jetes arbereshe ( pershkrimi i disa zakoneve ,perdorimi i
emrave te bashkefshatareve te poetit per disa personazhe episodike,permendja e ndonje toponimi
arberesh ),mjete te ndryshme te gjuhes e te figuracionit,toni popullor i vjershes te gjitha keto o japin
poezise se Varibobes ngjyren e kohes dhe te vendlindjes i theksojne notat njerezore dhe origjinale te
saj,
Autori eshte nje lirik i lindur.Ngjarjet dhe klishet e ungjijve nuk e pengojne qe shpesh ai te shfaqe
gjallerisht,thjesht e ngrohte qendrimet dhe ndjenjat e veta.Lirizmi i poetit rrjedhe p.sh ne ninullat e ne
kenget e barinjve,qe jane dhe aq prane menyres popullore.
Sidoqe stili i tij eshte me se nje here proliks dhe jo pergjithesisht i punuar,Variboba gjen figura te
goditura qe burojne prej figuracionit popullor.
Duall si dielli del nga menat,
i bukur,i shkelqier,i pamekat.
Ka raste kurr portretet e tij jane vertet te gjalla:
Nguqen si nje trandafile,
sbardhen si bora nder male;
i shkelqen leshethit,
i ben drite ballethit.
Ka te zez sizit,
ka te kuq veshzit,
e cukar buzeza
moll´e kuqe faqeza.

Te krijimet e Veribobes nuk jane te pazakonshme,perkundrazi,vargjet e rredhshme dhe te harmonishme.
Eshte nje autor me kulture poetike,tek i cili bie ne sy pasuria e metrave dhe e mjeteve te tjera te
vjersherimit.Ai perdor lloje te shumta vargjesh,nga peserrokeshi te katermbedhjetrrokeshi i dyzuar,me
shpesh me rime te puthur e me rralle te kryqezuar.Ne dhjeterrokeshin e dyzuar,ai vendos mjeshterisht
rimen e brendshme ne mes,si ne nje cezure.
Vjershetor i shkathet,Variboba krijon vargje dhe strofa te punuara.Po qellon qe ato te perzihen pa kriter,
sepse krijon shpejt e jo perhere me nje kujdes te mjaftueshem.Rimat e tij jane te kerkuara dhe e arrijne
shpesh qellimin.
Gjuha e Varibobes eshte gjuha e fshatit te tij.Po ndryshe nga krijimet e shume autoreve arbereshe te
shekullit poeti i rendon vjershat me italianizmat qe perdor,zakonisht per te sajuar rimen.Ndikimi italian
eshte i tepruar mbi gjuhen dhe prozodine e tij,po ashtu si te bejtexhinjte tane ndikimi oriental.Po fryma
popullore me te cilen ai shkroi,beri qe krijimet e Varibobes qe njohin suksesin ,te gjer ne ditet tona dhe
jane bere pjese e folklorit.


Letersia e vjeter arbereshe mbeti nje letersi kryesisht fetare dhe didaskalike.Ajo nuk pati nje ndikim te
rendesishem mbi letersine arbereshe te Rilindjes,ndonese sherbeu si nje tradite.Rilindesve arbereshe iu
desh pergjithesisht t´i kundervihet qe ta kapercejne.Poezia e asaj kohe ishte nen ndikimin e ndjeshem te
poezise italiane (kete e veme re qe te Matrenga) ,ndersa te rilindesit do te kemi nje kthese te madhe ne
traditat popullore ,per te cilat edhe shkrimtaret e meparshem treguan admirim por pak i moren si model.
Tema e atdheut,qe filloi te trajtonte ndonje prej autoreve (N. Keta),kujdesi qe ata ne pergjithesi ,
treguan per ta pastruar gjuhe,-pervec Varibobes e ndonje tjetri ,-ishte nje shfaqje e patriotizmit ,qe e
ngriten lart me vone De Rada, Santori,Serembe,Dara i Ri dhe rilindes te tjere.
Një histori e gjatë që fillon rreth gjysmës së shekullit XV

"Arbëreshët": emigrimet e shqiptarëve të krishterë në Itali

Po qe se përjashtojmë emigrimet e shqiptarëve gjatë viteve të shkuara nëntëdhjetë, pasojë e krizës së
gjatë politike-administrative që solli përmbysja e shteti enverist, fuqizimin e bërthamës arbëreshe në Itali
do ta vendosnim midis gjysmës së shekullit XV dhe vitit 1774.

Shqiptarët e parë, ushtarë, arritën në vendin tonë, nën urdhërat e Dhimitër Reres, i thirrur nga Alfonsi I,
Zemërgjëri, mbret i Dy Sicilive (1442-1458; i V i Aragonës: 1416-1458), për të ndërhyrë në Kalabri
kundër armiqve të monarkut iberik, i cili i dorëzoi Reres-it përgjegjësi politike në Kalabrinë e Poshtme:
qenë ndërtuar vendbanimet e Amato, Andali, Arietta, Casalnuovo di Noja, Vena di màida e Zangarona.
Të bijtë e Dhimitrit, Gjergji e Vasili, shkuan në Sicili duke u dhënë jetë bashkësive shqiptare të
vendosura në provincat e sotme të Agrigjendos, Katanias dhe Palermos. Me shpeshtimin e lidhjeve
midis Mbretërisë së Dy Sicilive dhe Shqipnisë së Gjergj Kastriotit (Skenderbeut), ky i dha ndihmë
Ferdinandit I, Bastardit (1458-94) në luftërat kundër Anzhuinëve, duke përfituar prona të mëdha
tokësore në Pulia (midis të cilave Monte Sant'Angelo, San Giovani Rotondo e Trani). Aty qendruan
shumë ushtarë, të cilëve iu bashkuan të tjerë, kur pas vdekjes së Skenderbeut (1468) - që përshpejtoi
ofensiven turke - parapëlqyen më shumë të krishterë të strehohen në Itali: u krijuan vendbanimet e
Campomarino, Casalnuovo, Monterotaro, Casalvechio di Puglia, Chieuti, Faggiano, Martignano,
Monteparano, Roccaforzata, San Giorgio Jonico, San Martino, San Marzano di San Giuseppe, San
Paolo di Civitate, Santa Croce di Magliano, Sternatia, Ururi e Zollino. Gjergj Kastrioti (1405-1468) luftoi
deri në fund të jetës për ta mbajtur të lirë tokën e vet, në një periudhë kur otomanët kërcënonin nën
muret e Vjenës krejt Perëndimin. Në këtë qytet ruhen ende përkrenarja dhe shpata e tij. Kyy qe një njeri
me dije e kulturë të madhe (njihte pesë gjuhë), ishte i besimit katolik dhe diplomat i aftë, "çpikës" i
guerriljes; më 1461 ai u prit nga Papa Piu II (1458-1464), për të kërkuar ndihma në luftën e përbashkët
kundër armiqve turq.

Më 1470, pas martesës së Irena Kastriotit me princin e Bisignano-s (pronar i madh tokash në Kalabri),
një pjesë e mirë e shqiptarëve të Pulias u zhvendosën me fisnikën Irenë në tokat e bashkëshortit, duke
populluar: Macchia Albanese, San Cosmo Albanese , San Demetrio Corone, San Giorgio Albanese,
Spezzano Albanese e Vaccarizzo Albanese. Pas rënies së Krujës (1478), kryeqendra legjendare e
qendresës kundër musulmanëve, të ardhurit e rinj ndërtuan vendbanimet e Acquaformosa, Castroregio,
Cavallerizzo, Cervicati, Cerzeto, Cività, Falconara Albanese, Firmo, Frascineto, Lungro, Mongrassano,
Plàtaci, Porcile, Rota Greca, San Basile, San Benedetto Ullano, San Giacomo d'Acri, San Lorenzo del
Vallo, San Martino di Finita, Santa Caterina Albanese, Santa Sofia d'Epiro, Serra d'Aiello, etj.

Emigrimet e mëdha shqiptare të gjysmës së mijëvjeçarit të dytë muarën fund në vitet 1533-1534, me
dorëzimin e kështjellës së Koronës, mburoja e fundit e qendresës shqiptare kundër otomanëve. Familje
shqiptare u strehuan në Napoli, në ishullin e Liparit; pjesa më e madhe shkoi në Melfi (shqiptarët e
mërguar u ndanë dhe ndërtuan Barile), në Brindisi Montagna, Farneta, Maschito e San Giovanni
Albanese. Më pas arritën mërgimtarë më 1647 (Barile), 1744 (Villa Badessa) dhe 1774 (Brindisi
Montagna). Grupe arbëreshësh u vendosën në krahinën e Parenzo-s dhe në fshatin e Peroi-t (Istria e
Pola). Kolonia e Peroi-t u ngrit në bazë të një konçensioni të Venedikut, që pranoi disa familje tregtarësh
të lidhura me trafiqet me Serenissima-n. Shqiptarë të tjerë zunë vend midis shekullit XV dhe XVI në Bari,
Bosco Tosca dhe Pievetta-Dogana (Piacenza), Cardevole (Korsikë) dhe Rimini.

Shqiptarë të ndryshëm preferuan të rekrutohen në ushtritë spanjole dhe të luftojnë heroikisht në luftërat
europiane ( të famshme kanë qenë: kalorsia shqiptare e Vendikut, e quajtur ndryshe kalorsia e
Stratiotëve dhe këmbësoria shqiptare e Napolit, krijuar nga mbreti Karli VII (1734-1759, i III i Spanjës:
1759-1788).

Refugjatët u konsideruan katolikë nga autoritetet vendase. Me kalimin e kohës, shumë kolonive iu
impnua latinizimi apo kërcënimi i një mase të tillë, megjithëse në një formë liturgjie të përzier, latine dhe
bizantine.

Gjatë sundimit të Klementit XI, papës me origjinë shqiptare, me nismën e priftit arbëresh Stefano
Rodotà, u miratua propozimi për ngritjen e një kolegji të ritit bizantin në Kalabri dhe u emërua një
ipeshkëv që të shuguronte meshtarë në këtë rit. Kundërshtimi i ipeshkvinjve latinë e vonoi për një kohë
projektet e komunitetit shqiptar, por më 1732, Klementi XI (1730-1740), vuri në dispozicion për këtë
qellim të ardhurat e abacisë së San Benedetto Ullano-s, përveç një shume të konsiderueshme parash
nga thesari i tij.. Përmes dispozitave të Atit të Shenjtë, ipeshkvit bizantin i qenë dhënë mundësi dhe fuqi
të mëdha veprimi në kolegj, të drejtën për t'u dhënë urdhërat kishtare studentëve dhe autoritetin për të
vizituar kishat e ritit bizantin; por megjithatë, kishtarët e ritit bizantin mbetën nën juridiksionin e
autoriteteve latine. Persa u përket shqiptarëve të Sicilisë, duhet të shënojmë se Karli VII ngriti kolegj në
Palermo dhe Ferdinandi IV (1759-1806; 1815-1825) u caktoi atyre një ipeshkëv, gjithnjë në
kryeqendren e Sicilisë (1784).

Përpjekjet e bëra nga shqiptarët për të siguruar pastërtinë e ritit të tyre dhe dioçezet e veta bizantine, u
konkretizuan gjatë periudhës së mëvonshme. I përket pikërisht gjysmës së shekullit XVIII vepra kryesore
e Pompilio Rodotà, "Mbi origjinën, zhvillimin dhe gjendjen e sotme të ritit grek në Itali". Arbëreshëve iu
njohën identiteti dhe vlerat nga Leoni XIII (1878-1903), që vendosi eliminimin e çdo shtese liturgjike që
nuk pajtohesh me ritin bizantin. Më pas, më 1919- me pontifikatin e Benediktit XV (1914-1922) - u ngrit
në Kalabri heparkia dioçezi) e Lungro (Unga) dhe më 1937, nën Papën Piu XI (1922-1939), në Sicili, ajo
e Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëve); në të njejtën kohë qe shpallë "hezarkike" abacia e Santa
Maria di Grottaferrata (Romë).



Klementi XI dhe Familja Albani

Shpresa e qendrueshme e Klementit XI (Gian Francesco Albani: lindur më 1649, 1700-1721), solli
rezultate të dukshme në Shqipëri, ku Kishat Katolike dhe Orthodokse qendruan për një kohë së bashku.
Klementi XI, duke e shpallur veten shqiptar, u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të
memëdheut. U zhvillua aso kohe "Koncili i parë kombëtar" (1703), që përcaktoi mënyrën e sjelljes së
klerit në çështjet dogmatike, morale kanonike e baritore. Ndërkohë edhe në mjedisin ortodoks ishte
vertetuar një gjendje e re. Kërkesat e ndryshme të prelatëve ortodoksë të Shqipërisë për të siguruar
mbrojtjen politike të Papës, kishin çuar, së pari, në një farë bashkimi, pastaj, duke mos u arritur ajo që
pritej në këtë drejtim, me krijimin e selive arqipeshkvnore për latinët e Ohrit dhe të Shkupit. Një mision i
ritit bizantin kishte vepruar tashmë në Himarë që nga viti 1628. Përveç kësaj, në shekullin XVIII, në
shumë krahina verilindore dhe qendrore u shfaq fenomeni i kriptokristianizmit që zgjati deri në ditët tona
(veçanërisht në periudhën enveriste); nga ana tjetër, shumë prej atyre që kishin përqafuar islamin,
parapëlqyen sekte më eterodokse dhe më pak larg kristianizmit, siç ishte ai i bektashizmit.

Familja Albani u krijua nga dy vëllezërit shqiptarë, Gjergji e Filipi të Mikelit nga Laçi, luftëtarë nën
urdhërat e Skenderbeut, të cilët u strehuan në Urbin ku Frederiku dhe Guidobaldi të Montefeltro-s i
punësuan si njerëz të besuar në çështjet diplomatike dhe ushtarake. U njohën me mbiemrin "Albanesi"
që jetëgjati Altobelli (1445-1564), i biri i Gjergjit, e ktheu në Albani. Nga kjo familje, përveç Klementit XI,
lindën kardinalë të shquar, diplomatë të mëdhenj dhe burra shteti të njohur si: Giovanni Girolamo (1509-
1591): kardinal e kont, zëvendës komandant i forcave të armatosura së Republikës së Venedikut, në dy
konklave kandidat për Selinë e Shenjtë, historian, këshilltar personal juridik i Gregorit XIII (1572-1585)
dhe Sikstit V (1585-1590); Horaci (1576-1653): diplomat, i emëruar senator i Romës nga Urbani VIII
(1623-1644); Hanibali (1682-1751): kanonik i Shën Pjetrit, president i Dhomës Apostolike, sekretar i
Memorialeve, kardinal (1711) dhe nunc i jashtëzakonshëm në Vjenë, ku punoi për të përfunduar
ratifikimin e zgjedhjes së perandorit Karl VI (1711-1740), kamerleng i Shenjtës Kishë Romake,
kryekancelar i Sapiencës, kryeprift i Bazilikës Vatikane, ipeshkëv i Sabinës pastaj i Porto e Santa Rufina,
zëvendësdekan i Kolegjit të Shenjtë; Aleksandri (1692-1779): vetëm pesëmbëdhjetëvjeçar kolonel i
armatës pontifike, pasi la karrierën ushtarake, sekretar i Memorialeve, i dërguar në Vjenë, kardinal
(1721), bibliotekar i së Shenjtës Kishë Romake, ambasador i Austrisë në Romë, protektor i Mbretërisë
së Sardenjës, protektor dhe mik i Winckelmann-it, ndërtues i Vilës Albani dhe mecenat i shkëlqyer; Gian
Francesco (1720-1803): kardinal (1753), protektor i çështjeve të Polonisë, mori pjesë në bisedimet me
Katerinën III (1762-1793) për të rregulluar gjendjen e katolikëve në Rusi, ipeshkëv i Sabinës, pastaj i
Porto e Santa Rufina dhe, nga viti 1775, dekan i Kolegjit të Shenjtë e ipeshkëv i Ostias e Vellerit,
mbrojtës i Shtetit Papnuer kundër Francës Revolucionare dhe përkrahës i zgjedhjes së Klementit XIII
(1758-1769) dhe Piut VII (1800-1823); Zefi (1750-1834): klerik i dhomës së Piut VI (1755-1799), delegat
për të sjellë në Vjenë shiritin e bekuar me rastin e pagëzimit të arqidukës Ferdinand që më pas u bë
perandor (1835-1848), kardinal (1801), protektor i Perandorisë Austriake, prosekretar i Breveve dhe i
dërguar në Bolonjë, sekretar shteti i Piut VIII (1829-1830), komisar i jashtëzakonshëm i Gregorit XVI
(1831-1846) për të vendosur rendin në Legacionet në të nesërmen e lëvizjeve revolucionare (1832),
bibliotekar i të Shenjtës Kishë Romake, ipeshkëv i Urbinitde, i dërguar në Pesaro dhe Urbin. Familja
Albani u shua më 1852 me Filipin. Është për t'u shënuar se si në Orient, një tjetër familje e madhe
vezirësh shqiptarë drejtonte në të njejtën kohë me Albanët, fatet e Perandorisë Otomane në shekujt XVII-
XVIII: Qyprillinjtë.

Para Klementit XI kanë qenë edhe tre papë me origjinë shqiptare: Shën Eleuteri (175-189), Shën Kaji
(283-296) dhe Gjoni (640-642).


Përktheu nga italishtja Tonin Zadeja.


Marrë nga L'Osservatore Romano

Viti CXLI ? N. 139 (42.777), Qyteti i Vatikanit, E mërkurë 20 qershor 2001.

---------------------------------------------Bibliografia:

Annuario Generale dei comuni e delle frazioni d'Italia, TCI, Milano, 1980; "Annuario Pontificio", Libreria
Editrice Vaticana, Città del Vaticano, 1999, pp. 1161; Giuseppe Castellani (dir.), Storia delle Religioni,
UTET, Torino, 1971, 6ª ed., vol. IV, p. 645; Enciclopedia Cattolica, Città del Vaticano, 1948, vol. I, pp.
636-50; Enciclopedia Italiana, Roma, 1949, vol. II, p. 92; Vincenzo Fucci, Sulle origini `albanesi' di S.
Giorgio Lucano, "Basilicata Regione ? Notizie", Potenza, n. 1, 1996, pp. 79-84 Hubert Jedin (dir.), Storia
della Chiesa, Jaca Book, Milano, 1993, 2ª ed., vol. IX, pp. 445-6; Alban Kraja, Kosovo. La sopravvivenza
di un popolo. Le vere cause storiche di un conflitto, Iliria Edizioni, Rimini, 2000, 2ª ed, pp. 52-4; "Libertà",
Piacenza, 22 agosto 1990; Angelo Masci, Discorso sugli Albanesi del Regno di Napoli [1807], Marco,
Lungro, 1990; Mons. Angelo Mercati e Mons. Pelzer (dirr.), Dizionario Ecclesiastico, UTET, Torino,
1953, vol. I, p. 76; Bruno Pancini, Una minoranza di origine albanese in provincia di Piacenza? Ricerche
attendibili farebbero risalire alla fine del '400 o inizi del '500 l'insediamento di due ceppi famigliari: i
Tosca e gli Albanesi, "Realtà Albanese", Roma, I (1990), n. 1, Aprile, pp. 23-4; Ivana Tanga, Storia delle
comunità albanesi in Italia, ivi, p. 24.

Arbëreshët-  botim i dr. Zeqir Kadriut
STUDIM SHKENCORË MBI JETËN E ARBËRESHËVE TË ITALISË