FISI  MJAKI

Historikisht banorët e parë të këti fshati bënë që ky vend të jetë tërhjekës për shumë fise, në këto
treva.
Voket jan fisi i parë themelues i fshatit, dhe pas tyre si fis i dytë erdhën Mjaket,
Tju rrikujtojmë gjeneratave të reja se Voket dhe Mjaket që nga kohët e lashta janë të lidhur si mishi
me thua.
Pse ?
Dihet se në të kaluarën popujt e vjetër jan marrë tepër me blegtori ,si e vetme ekonomi për
egzistencë.
   Voka i asaj kohe vendbanimin e parë e kishte vënduar mu ke Përroi i Hallës që edhe sot e kësaj
dite e mban këte emër.
   Ky vënd kishte kushte tepër të mira për zhvillimin e blegtorisë.
   Vend i pasur me kullota të buta taman ashtu siç ka nevojë blegëtoria. Uj të pishëm e të kulluar
gati në çdo hap të vendëbanimit.
   Me një vështrim të shkurtër të terenit Voka erdhi në përfundim se ky teren ka kushte tejet të mira
për jetesë. Po shpirti patriotik që ka shqiptari përherë ka edhe plane të caktuara edhe për të
ardhmen.             
  Voka ishte i interesuar që të kishte edhe partnerë në këte teren pa edhe ta shtonte numrin e
banorëve në këte trevë,
  Me që shpeshherë kishte nevojë edhe për treg, Një ditë i kishte rënë rasti ta takonte një njeri të
mirë të fisit Mjaki i cili mundoheshte të kavërdisej me blegtorinë e tij mu në rrëzë të kodrinës mu në
dalje të qytetit të Tetovës për Malësi( sot i themi edhe te Nallbani, i cili tash instiktivisht po bëhet
edhe vendbanim i ri i gjeneratës më të re Shipkovicase.) !
   Kur bëhet fjalë për Mjakun dhe Vokin kuptohet se këta dy zotërinjë do të kenë pasë edhe
marëdhënjet ekonomike në mes tyre për jetë në atë kohë.
   Sipas gojdhënave të veteranëve thuhet se Voka meqë kishte nevojë të shkonte në qytet për
halle pajisje me materiale jetësore, shpesh takohej gjatë ditës së verës së hershme me mikutn e
tij         Mjakun, të cilin e takonte shpesh në të hyrë të qytetit duke i kullotur bagëtinë. Nga shumë
takimet që kishin, kuptohet se në atë kohë i kishte pat lidhur edhe miqësia engushtë në mes tyre
dhe kështu duke i shkëmbyer hallet e njëri tjetrit një ditë Voka i kishte pas propozuar mikut që të
vinte në terenin e Shipkovicës dhe të bashkjetonin në të njëjtin teren për arsye se ky vend ofronte
kushte të mira për zhvillim të blegëtorisë.në krahasim me vëndin aty ku ishte i vëndosur Mjaku.
  Mjakut dita më ditë edhe po i shtohej dëshira që vërtetë të ofrohet në terenin e Shipkovicës së
sotme sepse tash më kishte lidhur një shoqëri të ngushtë me këte njeri të mirë, dhe po i lidhte edhe
interesi që të jetojnë së bashku në këte teren. Përroi i Hallës që ne e quajmë sot ishte edhe tereni
që i ndante këta dy miq të ngushtë,
.
  Kështu u takuan dy koka projektuese të këti vendëbanimi të shëndoshë, të cilët më vonë do të
sjellin edhe fise tjera si
Gjurajt, Fandet, Çadelët, Lekët ,Hadret, dhe Matët. të cilët do të vijnë
ku si miqë, e ku si punëtorë krahu, dhe kështu e bënë Shipkovicën një vendëbanim të
mrekullueshëm që sot e gëzojnë banorët e soçëm të këti vëndi
   Tek ne shqipëtarët egziston një e thënë e popullit:
   "Zemërmirin zoti e shtoftë , e bëftë nga nji në 300"

   Pikërisht edhe kështu ndodhi, urata shkoi në vënd.
   Sot Shipkovica numëron më tepër se 300 shtëpi. Është edhe fshati më i madh në Malësinë e
Sharit
   Është vënd tejet i bukur, dhe ka mjaftë pasuri natyrore.
J        u bëhet apel gjeneratave të ardhshme që mos të bëjnë gabime historike dhe ta braktisin këte
vendbanim të bukur sepse Shipkovica ka gjithëçka ju nevojitet për jetë,  
Shipkovicasit duhet të organizohen dhe ta bëjnë që mos të ketë dallim  nga alpet Zvicerane,
Franceze , Austriake dhe Kanadeze. Ta ndërtojmë, Shipkovicën dhe mos tu japim shancë që tokat
e Shipkovicës të shiten për kurgjë hiç popujve të cilët presin me pa durim që ta blejnë dhe mbushin
me popullatë si Indijane Afrikane ose Kineze siç po ndodhë edhe me shumë vënde tjera Europjane.
   Shipkovicasve ju nevojitet ky vënd për bijtë dhe gjeneratat e ardhshme.   

   Në të ardhmen pritet që gjeneratat e reja në mënyrë shkencore ta shkoqisin edhe më hollësisht
prejardhjen e fisit Mjaki.
kthehu para
shkruani@shipkovicaweb.com
FISI  MJAKI